E Enjtja e Madhe është një nga dy ditët e Javës së Madhe që lyejmë vezët për Pashkët. Tradita dikton që këtë detyrë të rëndësishme ta marrë përsipër gruaja më e moshuar në familje dhe veza e parë të lyhet gjithmonë me ngjyrë të kuqe. Sipas Kishës Ortodokse, ngjyra e kuqe është simbol i gjakut të Krishtit dhe vuajtjeve, të cilat ai përjetoi në Kryqin e Shenjtë. Nga pikëpamja folklorike veza zgjidhet si personazhi kryesor rreth të cilit formohet festa, pasi lidhet me diellin, jetën dhe pjellorinë. Thyerja e guaskës së tij perceptohet si një çlirim nga prangat e të vdekshmit.
Ka dhe një traditë interesante që lidhet me fëmijët dhe të rinjtë në shtëpi. Për t'i mbrojtur nga syri i keq dhe fatkeqësia, faqet e tyre fërkohen me vezën e parë të kuqe ende të ngrohtë. Më pas mbahet përpara ikonës së shtëpisë derisa të zëvendësohet me një të re vitin e ardhshëm.
Në dekorimin e vezëve të Pashkëve, bullgarja vendos gjithë aftësinë, sensin estetik dhe traditën e saj. Koleksioni më i madh i vezëve të pikturuara ruhet në Muzeun Historik të Velingradit. Piktorja unike nga qyteti Maria Mallçeva ka kërkuar dhe ka shpëtuar nga harresa modele të më shumë se shtatë dekadave më parë.
Çdo vit që kalon, shpiken teknika të reja për të dekoruar vezët e Pashkëve. Kështu, metodave tradicionale të ngjyrosjes me bojëra nga materiale natyrore ose në bazë kimike, dekorimit të tyre me stilolaps dylli etj., u shtohen disa teknika jo tradicionale, për të cilat mund të lexoni në botimin e vijueshëm nga koleksioni i Radio Bullgaria:
Shpresojmë t'ju kemi frymëzuar të krijoni vezë të bukura të lyera për të kurorëzuar festën tuaj me besim, gëzim dhe bukuri!
Lexoni edhe:
Përpilues: Ioan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, Muzeu Historik Velingrad
Më 10 gusht 1915, avioni i parë bullgar u testua në Bozhurishte. Projektuesi i tij ishte shpikësi Asen Jordanov, emri i të cilit është pjesë e teksteve shkollore me të cilat trajnohen të gjithë pilotët dhe inxhinierët e ardhshëm edhe sot. Që..
Shoqata kulturore bullgare "Ivan Vazov" në qytetin argjentinas të Berisso-s, provinca e Buenos Aires, do të festojë 70 vjetorin e themelimit të saj me një festë më 16 gusht 2025. "Ky vit është shumë i rëndësishëm për ne, mbushen 70 vjet nga..
Biblioteka Rajonale “Pejo K. Javorov” në Burgas është mikpritëse e forumit me temë: “Burgasi – pikë ndërthurjeje e trashëgimisë industriale, ndjeshmërisë ekologjike dhe potencialit kulturor”, njoftojnë organizatorët nga ekipi i Fondacionit Bullgar për..