Në Ditën e Evropës, le të urojmë për një Bashkim Evropian që vazhdon të ndërtojë unitetin e tij mbi parimet e demokracisë dhe paqes. Kështu tha presidenti Rumen Radev pas vendosjes së luleve para monumentit të Luftëtarit të Panjohur me rastin e 79 viteve nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Presidenti dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova morën pjesë në ngritjen ceremoniale të flamurit të BE-së para institucionit presidencial. Radev u bëri thirrje kandidatëve bullgarë për eurodeputetë të shprehin qëndrimin e tyre nëse duhet të hiqet parimi i konsensusit kur merren vendime për politikën e jashtme në BE.
Së shpejti do të bëhet e qartë nëse Maqedonia e Veriut do të dëshirojë të ndjekë rrugën e Evropës apo do të marrë një drejtim tjetër. Kështu Radev komentoi rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura në Maqedoninë e Veriut dhe përsëri theksoi se mbështet integrimin evropian të Shkupit.Ministri i Jashtëm i Bullgrisë Georg Georgiev mori pjesë në një deklaratë të përbashkët për median gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njoftoi Ministria e Jashtme. Së bashku me Ministrin e Jashtëm ukrainas Andri Sibiha dhe..
74% e rumunëve pajtohen me shërbimin ushtarak vullnetar Afro 3/4 e rumunëve, ose 74.2%, janë dakord me vendosjen e shërbimit ushtarak vullnetar. Këtë e tregon një sondazh i agjencisë sociologjike INSCOP nga fillimi i shtatorit, i kryer me..
Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov dha një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ku deklaroi: "Mesazhi im për qytetarët shqiptarë është se Bullgaria dhe populli bullgar janë një aleat dhe mik i besueshëm për ju." Ne jemi të gatshëm të..