Nënpresidentja Ilijana Jotova iu bashkua procesionit, i cili nderoi kujtimin e luftëtarëve të lirisë nga Perushica me rastin e 148 vjetorit të Kryengritjes së Prillit. Procesioni përfundoi në kishën “Shën Kryeengjëlli Mihaill”. Në fjalinë e rastit Jotova theksoi: “Këtu në kishën e “Shën Kryeengjëlli Mihaill” u ngrit zërin më i fuqishëm për liri – zëri i babait që vret gruan, fëmijët dhe veten e tij që të mos jenë më skllevër. Ata u bënë pishtarë për të ndriçuar rrugën drejt lirisë”, tha nënpresidentja. “Nuk ka armik që mund të na mposhtë, vetëm kur jemi të bashkuar – ky është mesazhi më i rëndësishëm që duhet të transmetojmë sot në shekullin e 21-të, për të qenë të denjë për kujtimin e viktimave të prillit 1876”, theksoi Jotova.
Në qytetin Bjalla Çerkva shënojnë gjithashtu Kryengritjen e Prillit. Më 10 dhe 11 maj të vitit 1876, banorët e qytetit nga çeta e Baço Kiros dhe priftit Hariton u nisën për të luftuar për lirinë bullgare nga Manastiri Drjanovski.
Lexoni më shumë:Në vitin 2025 shënohen 80 vjet nga bombardimi atomik mbi qytetin japonez Hiroshima. Sipas traditës, në shenjë solidariteti me viktimat e sulmit, çdo vit më 6 gusht shoqëria bullgare ka mundësi të shohë një relikte unike – “Guri nga Hiroshima”. Ai..
Më 6 gusht, Kisha Ortodokse Bullgare kremton një nga Dymbëdhjetë Festat e Mëdha të Zotit – Shpërfytyrimin e Zotit tonë Jezu Krisht. Kjo festë lidhet me një nga ngjarjet më të rëndësishme ungjillore – shfaqjen e Jezu Krishtit në lavdinë e Tij qiellore..
Në zonën Predella, më 2 gusht, do të shënohet 122-vjetori i shpërthimit të Kryengritjes së Ilindenit me një ceremoni vendosjeje kurorash dhe lulesh para monumentit “Ilindeni”. Bashkia e Razllogut njofton se ceremonia do të mbahet me pjesëmarrjen e një..