Pasi në tregun muzikor doli albumi debutues i këngëtarit Kris Gran "Dy Zemra", ai prezantoi edhe videon e këngës titulluese. Interpretuesi i ri vet e krijoi muzikën dhe tekstin enkas për koleksionin e tij të autorit.
"Zgjodha këtë këngë për të titulluar albumin tim debutues, sepse ajo bashkon emocionet e të gjitha këngëve në të. Nuk është vetëm një këngë dashurie, është gjithashtu një këngë për miqësinë e përjetshme", thotë Kris Gran.
Kënga mesa duket është vërtet shumë e veçantë, pasi përveç emërtimit të albumit, “Dy Zemra” mblodhi reagimet më të forta nga kolegët dhe fansat, duke e shtyrë Kris Gran të realizojë një video për të. Subjekti ndjek jetën e dy fëmijëve, miq të pandarë, por të ndarë nga largësia dhe vendndodhja gjeografike. Takimi i tyre pas shumë vitesh mbush për një çast boshllëkun e krijuar nga mungesa e një shpirti binjak.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Arkiv personal Kris GranVasill Najdenov, një nga këngëtarët më të dashur bullgarë të muzikës pop, feston sot, 3 shtator, ditëlindjen e tij të 75-të. Duke filluar karrierën e tij profesionale në fillim të viteve 1970, ai ka punuar me interpretuesit dhe kompozitorët më të..
MONA është pseudonimi krijues i Simona Petrovës. Edhe pse shumë e re, ajo ka bërë një rrugë të gjatë nga një fëmijë i ndrojtur në qytetin e saj të lindjes, Kjustendill, deri në një këngëtare të sigurt në skenë me pjesëmarrje në konkurse dhe forume..
Në një forum prestigjioz për dirigjentë të rinj nga e gjithë bota, Konkursi Ndërkombëtar i Dirigjimit Ferenc Fricsay - Ferenc Fricsay Conducting Competition (IFFCC), drejtori i Orkestrës Filarmonike të Sofjes, Najden Todorov, është kryetar i..
Disa ditë para koncertit të saj të dytë të madh në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (22 tetor), Mihaellla Fileva prezanton këngën e saj të re..
Grupi B.T.R. i jep fund turneut kombëtar me një koncert më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ashtu si edhe gjatë gjithë..