Pasi në tregun muzikor doli albumi debutues i këngëtarit Kris Gran "Dy Zemra", ai prezantoi edhe videon e këngës titulluese. Interpretuesi i ri vet e krijoi muzikën dhe tekstin enkas për koleksionin e tij të autorit.
"Zgjodha këtë këngë për të titulluar albumin tim debutues, sepse ajo bashkon emocionet e të gjitha këngëve në të. Nuk është vetëm një këngë dashurie, është gjithashtu një këngë për miqësinë e përjetshme", thotë Kris Gran.
Kënga mesa duket është vërtet shumë e veçantë, pasi përveç emërtimit të albumit, “Dy Zemra” mblodhi reagimet më të forta nga kolegët dhe fansat, duke e shtyrë Kris Gran të realizojë një video për të. Subjekti ndjek jetën e dy fëmijëve, miq të pandarë, por të ndarë nga largësia dhe vendndodhja gjeografike. Takimi i tyre pas shumë vitesh mbush për një çast boshllëkun e krijuar nga mungesa e një shpirti binjak.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Arkiv personal Kris GranMidis datave 10 dhe 14 shtator, publiku në qytetet Pernik, Sapareva Banja, Sofje dhe Plovdiv do të ketë mundësinë të dëgjojë trion indiane të famshme botërisht "Maharaxh" – një formacion me një biografi krijuese të jashtëzakonshme. Prabhash Maharaj –..
Artistë nga breza të ndryshëm bashkojnë pikëpamjet e tyre mbi dashurinë në këngën "Koha e së Ardhmes". Këngëtari i dashur bullgar Orlin Goranov arrin të rikrijojë secilën këngë në mënyrën e tij unike. Kjo i përket edhe këngës së re "Koha e së Ardhmes"..
Pavarësisht se u bë më i njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në sezonin e dhjetë të formatit televiziv “Zëri i Bullgarisë” dhe ka mbi 60 mijë ndjekës në TikTok, rruga profesionale e këngëtarit të ri Severin Georgiev fillon shumë më herët. Ai kreu..
Disa ditë para koncertit të saj të dytë të madh në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (22 tetor), Mihaellla Fileva prezanton këngën e saj të re..
Grupi B.T.R. i jep fund turneut kombëtar me një koncert më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ashtu si edhe gjatë gjithë..
Dy vajza të reja - Elisaveta Tasheva - eleeza dhe Rada Ilieva - kanë kënduar që në moshë të vogël, por gjithashtu kanë krijuar këngë të tyre..