Pasi në tregun muzikor doli albumi debutues i këngëtarit Kris Gran "Dy Zemra", ai prezantoi edhe videon e këngës titulluese. Interpretuesi i ri vet e krijoi muzikën dhe tekstin enkas për koleksionin e tij të autorit.
"Zgjodha këtë këngë për të titulluar albumin tim debutues, sepse ajo bashkon emocionet e të gjitha këngëve në të. Nuk është vetëm një këngë dashurie, është gjithashtu një këngë për miqësinë e përjetshme", thotë Kris Gran.
Kënga mesa duket është vërtet shumë e veçantë, pasi përveç emërtimit të albumit, “Dy Zemra” mblodhi reagimet më të forta nga kolegët dhe fansat, duke e shtyrë Kris Gran të realizojë një video për të. Subjekti ndjek jetën e dy fëmijëve, miq të pandarë, por të ndarë nga largësia dhe vendndodhja gjeografike. Takimi i tyre pas shumë vitesh mbush për një çast boshllëkun e krijuar nga mungesa e një shpirti binjak.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Arkiv personal Kris GranNjë rikthim i shumëpritur është tani fakt - 19 vjet më vonë, D2, një nga grupet më të dashura të rokut, është rikthyer në formacionin e tij origjinal. Gjatë këtyre pothuajse dy dekadave, ideja e kthimit të Diço-s si frontman është diskutuar..
Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: smolyan.bg, bnf.bg, irodopi.bg, bg.wikipedia.org, личен архив на Стефан Драгостинов
Disa ditë para koncertit të saj të dytë të madh në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (22 tetor), Mihaellla Fileva prezanton këngën e saj të re..