Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson shprehu pritjen që kufijtë e brendshëm tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë të hiqen deri në fund të vitit. Johansson mori pjesë në takimin dy-ditor të Këshillit të BE-së për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në Luksemburg.
"Bullgaria dhe Rumania janë tashmë pjesë e Shengenit. Gjithçka që mbetet është heqja e kontrolleve të kufirit të brendshëm. Unë parashikoj se kjo do të ndodhë këtë vit," u tha Johanson gazetarëve. Kur komisionerja evropiane vizitoi Bullgarinë në prill, ajo vuri në dukje se Bullgaria dhe Rumania janë më të përgatitura se vendet e tjera për të zbatuar plotësisht rregullat e Shengenit. “Kufijtë e jashtëm të BE-së ruhen shumë mirë. Unë shoh që ka bashkëpunim shumë të mirë mes Bullgarisë dhe Rumanisë me vendet e treta, për shembull me Turqinë ka bashkëpunim shumë të mirë policor”, tha Johansson në atë kohë.Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të shërbejnë trena në itinerarin Sofje-Burgas, dhe një në linjën Sofje-Ruse. Makinat e reja janë më të..
Kryeministri Rosen Zheljazkov, Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov dhe Komisioneri i BE-së për Bujqësinë Christophe Hansen përuruan kanalin e rinovuar të ujitjes “Trakiec” pranë fshatit Konush. Rinovimi rrit zonat që ujiten në rajonin e Haskovos me mbi..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme; në disa zona, moti do të jetë kryesisht me diell . Do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..