Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson shprehu pritjen që kufijtë e brendshëm tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë të hiqen deri në fund të vitit. Johansson mori pjesë në takimin dy-ditor të Këshillit të BE-së për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në Luksemburg.
"Bullgaria dhe Rumania janë tashmë pjesë e Shengenit. Gjithçka që mbetet është heqja e kontrolleve të kufirit të brendshëm. Unë parashikoj se kjo do të ndodhë këtë vit," u tha Johanson gazetarëve. Kur komisionerja evropiane vizitoi Bullgarinë në prill, ajo vuri në dukje se Bullgaria dhe Rumania janë më të përgatitura se vendet e tjera për të zbatuar plotësisht rregullat e Shengenit. “Kufijtë e jashtëm të BE-së ruhen shumë mirë. Unë shoh që ka bashkëpunim shumë të mirë mes Bullgarisë dhe Rumanisë me vendet e treta, për shembull me Turqinë ka bashkëpunim shumë të mirë policor”, tha Johansson në atë kohë."Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje ministrit rajonal Ivan Ivanov që menjëherë të shkarkojë nga detyrat kryetarin e Bordit të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, inxh. Jordan Vëllçev. “Arsyet e kërkesës janë..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të takimit për sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve në rrugë, të thirrur nga kryeministri Rosen..
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të paplotësuar. Humbjet ekonomike nga potenciali turistik i parealizuar përllogariten në rreth 1..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi...
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të..