Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson shprehu pritjen që kufijtë e brendshëm tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë të hiqen deri në fund të vitit. Johansson mori pjesë në takimin dy-ditor të Këshillit të BE-së për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në Luksemburg.
"Bullgaria dhe Rumania janë tashmë pjesë e Shengenit. Gjithçka që mbetet është heqja e kontrolleve të kufirit të brendshëm. Unë parashikoj se kjo do të ndodhë këtë vit," u tha Johanson gazetarëve. Kur komisionerja evropiane vizitoi Bullgarinë në prill, ajo vuri në dukje se Bullgaria dhe Rumania janë më të përgatitura se vendet e tjera për të zbatuar plotësisht rregullat e Shengenit. “Kufijtë e jashtëm të BE-së ruhen shumë mirë. Unë shoh që ka bashkëpunim shumë të mirë mes Bullgarisë dhe Rumanisë me vendet e treta, për shembull me Turqinë ka bashkëpunim shumë të mirë policor”, tha Johansson në atë kohë.56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..