Bullgaria ka vonuar ndjeshëm zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, sipas raportit për vendin tonë të përgatitur nga Brukseli për vitin 2024, raporton BNT. Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë i Bullgarisë është me vlerë prej 5689 miliardë euro grante. Deri më tani, Bullgaria ka marrë vetëm një pagesë prej 1.37 miliardë euro. Vonesa në zbatimin e planit e pengon vendin tonë të marrë fondet e mbetura. Deri më tani, Bullgaria ka përmbushur vetëm 22 synime nga gjithsej 321. Afati i fundit për zbatimin e Planit është gushti i vitit 2026. Ndër rekomandimet e KE-së është edhe përmirësimi i mjedisit të biznesit. Rreth 53% e investitorëve në vendin tonë nuk kanë besim se investimet e tyre mbrohen nga ligji dhe sistemi gjyqësor. Bullgaria gjithashtu përballet me sfida lidhur me dekarbonizimin e ekonomisë dhe prodhimin e energjisë. Sipas Brukselit, liberalizimi i vonuar i tregut të energjisë elektrike po pengon kalimin në energji të pastër dhe të përballueshme.
Bullgaria vazhdon të ketë tregues të dobët sa i përket varfërisë energjetike. Përqindja e popullsisë që nuk është në gjendje të ngrohë në mënyrë adekuate shtëpitë e tyre është 22.5% në 2022 - përqindja më e lartë brenda BE-së dhe shumë mbi mesataren e BE-së (9.3%), thuhet në raport.Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..