A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me borë, digave, gjarpërimeve të lumenjve ...
Mali Rodopa është një rekordmen në këtë drejtim. Dhe sheshi më i famshëm dhe më i vjetër i vëzhgimit në rajon është
Platforma panoramike “Orllovo Oko” (Sy Shqiponjë)
Prej saj hapet një pamje fantastike te Gryka Bujnovo dhe fshatrat Borino dhe Jagodina. Për këtë qëllim është ndërtuar një platformë metalike, e cila është rreth 1.5 metra e gjerë dhe 5 metra e gjatë. Kështu që njeriu mund të bëjë një shëtitje me qetësi mbi humnerë dhe të shikojë botën nga një pamje e shpendëve dhe më saktë nga një lartësi prej 1563 m. Deri në këtë platformë çon një rrugë të pjerrët nga fshati Jagodina. Organizohen edhe ecje me mjete të terrenit të lartë.
Aty pranë ndodhen dy shpellat Jagodiniska dhe Gryka e Djallit. Përgjatë Grykës së Trigradit mund të shihen disa nga krijimet natyrore më piktoreske në malin Rodopa.
Lexoni më shumë:
Platforma panoramike "Maja"
Ju lejon të ecni "në çatinë e malit Rodopa" në zonën e fshatit Mogilica.
"Platforma shtrihet përpara në ajër nga një shkëmb mbi Mogilica”," thotë Ilija Godev nga Qendra e Informacionit të Vizitorëve në fshatin fqinj Smiljan dhe shton:
"Përveç sigurimit të pamjes nga 1473 metra mbi nivelin e detit, metrat e fundit të tij, të cilët janë fjalë për fjalë në ajër, kanë një dysheme xhami. Pra, ndjenja, jo e fluturimit të lirë, por më tepër e qëndrimit të lirë në ajër, është unike. Platforma u ndërtua nga Bashkia e qytetit Smoljan në vitin 2022. Njerëz sipërmarrës nga Mogilca dhe Arda ofrojnë qasje në të me xhipa, makina UAZ dhe kamionë të vegjël."
Platforma panoramike mbi gjarpërinjtë e lumit Arda
Ky është një nga atraksionet më të reja në Rodopet Lindore. Ajo u hap në vjeshtën e vitit 2023, por shkaktoi reagime të ndryshme. Frika është se vendi do të tërheqë edhe më shumë fluks turistik, gjë që rrezikon këtë vend të bekuar nga natyra. Struktura prej xhami është 9 metra e gjatë dhe është projektuar për të akomoduar deri në 100 vizitorë në të njëjtën kohë. Ajo ofron një pamje jo vetëm drejt të ashtuquajturës “Kthesë” të lumit Arda dhe Digës Kërxhali, por edhe drejt Kalasë Antike “Patmos” dhe majës Bezdiven.
Lexoni më shumë:
Platforma panoramike pranë zonës Petrova Niva
Stranxha është një mal magjik me natyrë pothuajse të pacenuar që është ende i paprekur nga turizmi. Nëse vizitoni zonën Petrova Niva, patjetër kërkoni shenjën udhëzuese e platformës prej druri të ndërtuar buzë një shkëmbi. Prej këtu hapet një panoramë mahnitëse drejt një prej qosheve më piktoreske të malit – dredhave të lumit Veleka. Dhe drejt ... Bosnjës. Por jo shteti! Ky është emri i kodrës malore më veriore të malit Stranxha.
Platforma panoramike mbi fshatin Bov
Gryka e lumit Iskër në zonën e qytetit Svoge ofron një nga pamjet më tërheqëse nga ajri në Bullgari. Në pjesën perëndimore të fshatit Bov është ndërtuar një platformë druri në një lartësi mbi 500 m. Nga këtu, lumi në këmbët tuaja duket si një fije e hollë argjendi, dhe shtëpitë duken si kuti shkrepësesh të çrregullta. Vendi është i aksesueshëm edhe me makinë, prandaj është i përshtatshëm edhe për persona me lëvizje të kufizuar.
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Veneta Nikollova, BTA, visitsmolyan.bg, mogilitsa.com
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..