Kampioni evropian i notimit, Ljubomir Epitropov, zëvendëson shokun e tij të skuadrës Petër Micin si flamurtar i delegacionit bullgar gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris më 26 korrik, njoftoi Komiteti Olimpik Bullgar. Asambleja e Përgjithshme e Komitetit kishte miratuar Micin dhe boksieren Stanimira Petrova për të mbajtur flamurin kombëtar, por për shkak të paradës së kombeve, e cila vazhdon për shumë orë, u mor vendimi që notari të mos marrë pjesë që të mos lodhet një ditë para startit të garës së notimit në 400 m stil i lirë nga programi i Lojërave në kryeqytetin francez dhe të zëvendësohet nga Epitporov.
Bullgaria do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike nga 45 sportistë në 16 sporte.Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn është kandidatja bullgarë për anëtare të Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian. Zgjedhjet do të zhvillohen..
Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...