Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha, ashtu edhe këngët e reja nga albumi i saj i ardhshëm.
Turneu mban emrin e këngës "100 arsye", e cila është rezultat i një bashkëpunimi mbresëlënës midis Maria Ilievës, Preja dhe autorit dhe producentit skandinav Martin K, i cili ka punuar me artistë si Jessie J, Lionel Ritchie dhe Sugababes. Në videon e regjisorit Viktor Antonov – Rik, shohim një aluzion drejt kulturës punk të viteve '80, ndërsa për koreografinë tërheqëse është kujdesur Milen Dankov.
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR