Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës.
Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të shqiponjave.
Në Institutin Bashkiak të Kulturës "Krasno Sello" në Sofje, ekologët flasin edhe për përpjekjet e mëdha që po bëjnë për t'i mbrojtur dhe për t'i kthyer shqiponjat në natyrën e Bullgarisë.
Në Bullgari, shqiponja perandorake është emblematike e një zogu prej të cilit sot kanë mbijetuar vetëm disa çifte. Është një specie e rrezikuar globalisht dhe popullsia e saj është jashtëzakonisht e vogël. Rritet në një zonë të gjerë nga Evropa Qendrore në perëndim, përmes Gadishullit Ballkanik e gjer tek Mongolia dhe Kina në lindje. Dimëron përgjatë luginës së lumit Nil, Gadishullit Arabik, Azisë Jugore dhe Lindore. Disa nga zogjtë në Evropë dimërojnë në Greqi dhe Turqi, dhe nëse dimri është më i butë - në Bullgari.
Shkencëtarë nga Bullgaria, Sllovakia, Serbia dhe Republika Çeke po bashkojnë forcat në projektin "SeNaTa" - "Nanostruktura magnetike vetëngrohëse për aplikime teranostike", i koordinuar nga Instituti i Katalizës në Akademinë Bullgare të Shkencave, i..
Edhe këtë vit, ekipi që po studion kompleksin arkeologjik Provadia-Kriporja organizon më 22 shtator Ditën e Dyerve të Hapura. Është përgatitur një itinerar interesant dhe ndryshe nga ai standardi për vizitorët në kompleksin e qendrës më të lashtë të..
Pak persona e dinë se kjo është kafsha e parë autoktone bujqësore bullgare e njohur nga Komisioni për Racat e Kafshëve pranë Ministrisë së Bujqësisë, që prej vitit 2005. Emrin e ka marrë nga barinjtë nomadë – karakaçanët, të cilët udhëtonin me tufat e..