Në fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e kaluara e afërt me titullin - "Erë deti". Në fund të vitit të kaluar, Kalina Batkova, e njohur me emrin e saj artistik K.LINA dhe dueti Vëllezërit Argirovi i dhanë një tingëllim të ri një tjetër hiti të tyre nga e kaluara - "Është mirë!". Kënga pati një sukses të madh që mesa duket vendosën ta përsërisin bashkëpunimin. “Erë deti” rezulton se është prova e parë e një aktiviteti të përbashkët mes K.LINA dhe Vëllezërve Argirovi. Këngëtarja tregon më shumë:
“Fillimisht e bëmë “Erë deti” në fund të verës së kaluar, gusht e nisëm dhe tashmë ishte pak vonë, madje kisha disa versione të tekstit, sepse kjo këngë është një përgjegjësi e madhe. Pash drejtime të ndryshme në të cilat mund të shkruaja pak më shumë. Vendosa të krijoj një tekst pak më metaforik, më poetik – sikur flas me detin. Pasi më në fund e krijova këngën ashtu siç doja, hymë në stuio, ata vetë incizuan vokale të reja, refrenin, vargjet. Kështu që jam shumë e lumtur që kënduan tekstet e mia të reja.”
Ideja për një projekt të përbashkët erdhi nga miku i K.LINA-s, Rumen Rusev, i cili është edhe regjisor i dy klipeve. Pasi asistuan në një koncert të madh të Vëllezërve Argirovi verën e kaluar, me të cilin ata shënuan rikthimin e tyre në skenën bullgare, K.LINA dhe Rumen mbeten shumë të impresionuar nga energjia rinore e binjakëve, si dhe nga energjia e publikut të tyre. K.LINA kishte pak frikë t'i takonte, t'u luante këngët e saj dhe t'u ofronte të bënin diçka së bashku. “Ata janë të hapur, shumë pak këngëtarë bullgarë të estradës do t'i jepnin këngët e tyre më të mëdha kaq lehtë”, shton këngëtarja.
Refrenit të versionit origjinal të këngës nga viti 1989, me muzikë të Stefan Dimitrov dhe tekst të Georgi Borisov, i shtohen teksti dhe muzika e re nga K.LINA dhe aranzhimi i ri i Elia Zambolin. Ai është një muzikant italian me të cilin K.LINA punoi për këngët e saj më të fundit, madje përgatit një mini album me të, i cili pritet këtë vjeshtë.
K.LINA dhe Vëllezërit Argirovi njoftojnë se mesazhi më i rëndësishëm që qëndron pas videos së bukur është kauza që ata po vënë në të: “Ne duam t'u tregojmë bullgarëve se bregdeti ynë i Detit të Zi është i mrekullueshëm dhe ia vlen të vizitohet! Ne patjetër duhet t'u kthejmë njerëzve dashurinë për valët e kripura vendase dhe plazhet e arta."
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube /K . L I N A, Facebook /K.LINA Music
DARA prezanton këngën e saj më të fundit "Asgjë më shumë". Ajo është në një stil balade që nuk është veçanërisht tipik për të, por mbart një mesazh dhe ndikim shumë të fortë. Kënga u krijua gjatë Kampit të Shkrimit të Këngëve në Sofje nga vetë DARA në..
Ljubo Kirov vazhdon të këndojë për gjëra të bukura – ky është madje titulli i këngës së tij të fundit. Pas mesazheve pozitive qëndrojnë autori i tekstit Ljubo Kirov dhe kompozitori i muzikës Bojan Hristov. Në aranzhim, kitaristi Angell Djullgerov la..
Kompozitori, dirigjenti dhe folkloristi i shquar Filip Kutev krijon një sintezë emblematike midis muzikës popullore bullgare dhe asaj klasike. Fillimi është vënë në vitin 1951, kur është themeluar Ansambli Shtetëror për këngë dhe valle popullore (sot..
Dy këngëtarë të rinj - Todor Gaxhallov dhe Teodora Conçeva - bashkojnë forcat e tyre krijuese në një këngë duet. Në "Askush nuk puth si ti",..
Gjatë afërsisht dy viteve të ekzistencës së tij, grupi JazzBoree u bë i njohur për stilin e tij origjinal. Vetë emri i formacionit flet për simbiozën..