Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doc. Spas Tashev para Radio Bullgarisë:

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

7057 persona u identifikuan si bullgarë

Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël
Foto: BTA

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh zyrtarisht në Shqipëri në vitin 2017 dhe vetëm në regjistrimin e fundit etnia bullgare u përfshi në regjistrat statistikorë.

Rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri parashikojnë një të ardhme të mirë për komunitetet bullgare në Ballkanin Perëndimor - tha Docenti Spas Tashev nga "Instituti për Studimin e Popullsisë dhe Njeriut" pranë Akademisë Bullgare të shkencave. Radio Bullgaria e ftoi të komentojë rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, ku për herë të parë 7057 persona u identifikuan zyrtarisht si bullgarë.

Doc. Spas Tashev

“Në fakt, ky është numri real i bullgarëve që jetojnë kompakt në 3 rajone – rajonet e Gorës së Kukësit, Gollobordës dhe Prespës së Vogël – shpjegon studiuesi i popullsisë së Ballkanit. - Shumica e bullgarëve atje, vitet e fundit, për arsye migrimi, u vendosën në brendësi të Shqipërisë. Shumë e kanë lënë atë. Numri real i bullgarishtfolësve në Shqipëri është rreth 50 000. Natyrisht, jo të gjithë kanë vetëdije bullgare. Ky numër, si regjistrim i parë, është një sukses i madh për përpjekjet e të gjithë popullit bullgar dhe diplomacisë bullgare, e cila arriti të bindë shtetin e Shqipërisë të njohë një minoritet zyrtar bullgar dhe të përfshijë në dokumentet e regjistrimit rubrikënbullgarë. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz e identifikuan veten si të tillë. Është vërtet një sukses i madh.”

Demografi Doc. Tashev thotë se gjatë regjistrimit pati reagime nga bullgarët vendas për procedurën dhe se gjithçka ishte në përputhje me standardet evropiane. Ai përmend emigracionin e madh të brendshëm në vend, i cili ka çuar në faktin se tashmë ka lagje të veçanta bullgare në kryeqytetin Tiranë dhe në qytetin e Elbasanit. Pas fillimit të ndryshimeve demokratike në rajon, shumë bullgarë vendas emigruan gjithashtu në Itali dhe në Britaninë e Madhe. Studiuesi kujton se edhe autoritetet osmane njohën minoritetin bullgar në Shqipëri. Prania e bullgarëve në vend është regjistruar edhe nga regjistrimet e ndryshme të huaja gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. E ashtuquajtura pakicë maqedonase u shfaq aty vetëm pas vitit 1944, kur për arsye ideologjike Bullgaria socialiste nuk u angazhua për fatin e bullgarëve atje.

Fshati Borje në Gorën e Kukësit

Me ardhjen e demokracisë, këta njerëz filluan të kërkonin identitetin e tyre dhe iu drejtuan sërish Bullgarisë për ndihmë. Ne ishim një vend në tranzicion. Nuk kishim burime për të ndihmuar. Më kujtohet kjo periudhë në vitet 90-të të shekullit të kaluar. Atëherë Radio Ohrid filloi transmetimet për Shqipërinë, u dërguan gazetarë për të qenë drejtues të transmetimeve të Radio Korçës, kështu që në fund të Jugosllavisë dhe fillimit të krijimit të shtetit të sotëm të Maqedonisë së Veriut, ndër këtë popullatë pati një propagandë shumë të fortë maqedonase. Mirëpo, njerëzit nuk u pajtuan me këtë propagandë. Që atëherë ata filluan të mbronin identitetin e tyre. U mblodhën 5000 nënshkrime dhe iu dorëzuan Kuvendit të Shqipërisë. Një kopje e këtyre nënshkrimeve iu dorëzua edhe Parlamentit Evropian, për këtë arsye autoritetet shqiptare në vitin 2017 u detyruan përfundimisht të bënin ndryshime në legjislacionin e tyre dhe minoriteti kombëtar bullgar u njoh zyrtarisht. Por e theksoj sërish - kjo nuk kishte të bënte me regjistrim, nuk dihej saktësisht se ku jetojnë këta bullgarë”- kujton rrjedhën e ngjarjeve Doc. Tashev.

Në këtë etapë, numri i përgjithshëm i personave që e përkufizojnë veten si bullgarë në Shqipëri është 7057 veta. “Ne jemi ende në pritje të një botimi për të parë se në cilat rajone gjeografike të Shqipërisë ndodhet ky minoritet”, saktëson shkencëtari. Sipas të dhënave të tij, rreth 80% e popullsisë e Gorës së Kukësit janë bullgarë. Në Golloborda janë rreth 60 për qind, ndërsa në Prespën e Vogël 20-25% e popullsisë u deklaruan bullgarë. Edhe pse nuk kanë dallim etnografik, pjesa tjetër e popullit sllavishtfolës në rajon e kanë deklaruar veten maqedonas. “Duhet të theksojmë se Bullgaria asnjëherë nuk e ka sfiduar shprehjen e identitetit maqedonas. Ndryshe nga Shkupi, i cili edhe pas publikimit të të dhënave pretendon se në Shqipëri nuk ka komunitet bullgar”, thekson Tashev.

Doc. Spas Tashev pret që në bazë të të dhënave të regjistrimit dhe në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë, të bëhet e mundur që Golloborda dhe Kukësi të ndahen si bashki administrative të pavarura, të ngjashme me Prespën e Vogël. Kjo etapë e re për bullgarët në Shqipëri do t'u mundësojë atyre të ruajnë jetesën e njerëzve në rajon duke zhvilluar projekte lokale dhe ndërkufitare në bashkëpunim me Bullgarinë.

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD