Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Bota e Trakëve" është një park për adhuruesit e trashëgimisë antike

Foto: BTA

Në Luginën e Mbretërve të Trakisë, nën fshatin Shipka, ku ndodhen varret më të rëndësishme të sundimtarëve të shtetit të odriseve, Bashkia Kazanllëk hapi parkun tematik "Bota e Trakëve". Qendra turistike u ofron adhuruesve të historisë dhe arkeologjisë eksperienca të reja. Një vend qendror zë një model tredimensional në përmasat 1:10 të kryeqytetit të mbretit Seuthes III - Seuthopolis. Mbetjet aktuale të qytetit mbretëror janë sot nën ujërat e rezervuarit të afërt të Koprinkës. Prof. Asoc. Daniella Stojanova tha për Radio Bullgarinë se si konsulente projekti, ishte e rëndësishme për ta se sa larg do të shkonte rindërtimi në këtë model të madh prej 800 metrash katrorë.
Prof. Asoc. Daniella Stojanova
"Duke i njohur mirë mbetjet e Seuthopolis, për shkak të materialit nga i cili është ndërtuar ky monument - gur për themelet, qerpiçë që dekompozohen shumë lehtë dhe dru - në fakt nuk kemi mbetje shumë serioze të qytetit. Për arkeologun, Mbetjet janë shumë të rëndësishme. Ai mund të krijojë në mendjen e tij një ide, por modelit i jep një realitet të shtuar. Ishte e rëndësishme për ne se sa larg do të shkonte ky realitet i shtuar, duhej të vendosnim në fillim a do ta conim punën deri në çati dhe çfarë do të bënim saktësisht dhe a do të ishte e mundur. Doli që gjetjet e mbetura që kemi lejojnë rikonstruksione grafike ose në modele 3D deri për tu krijuar deri në çati. Për më tepër, ne u ndihmuam në punën tonë nga rikonstruksionet grafike të bëra tashmë nga ekipi që studionte Seuthopolisin. Gradualisht morëm guxim, hap pas hapi, shtëpi më shtëpi, për të arritur në vetë pallatin. Kështu që ndoshta ajo që do të shohin vizitorët do t'i habisë ata që duket në këtë mënyrë, por nga materialet me të cilat është ndërtuar qyteti, duhet të duket kështu." 

Arkeologu kujton se Seuthopolis është ndërtuar në fund të shekullit të IV para Krishtit sipas modelit të qyteteve mbretërore të hershme. Në planifikim u përdorën modele të njohura nga bota greke. Por pika kryesore e rindërtimit të qytetit antik nuk është agora ose tempulli i hyjnisë mbrojtëse, por kalaja e sundimtarit, ku ka një pallat me një dhomë froni, një rezidencë për të jetuar dhe një tempull të perëndive samotrake. Fatkeqësisht, në mesjetë kishte një vendbanim dhe një nekropol mbi mbetjet e kalasë. Gurët janë ripërdorur, duke e bërë të vështirë studimin e strukturave origjinale.

Parku "Bota e Trakëve" përfshin gjithashtu një mbulesë të re të tempullit dhe varrit unik të shekullit të V-të para Krishtit nën tumën e Ostrushës. Afresket në tavan janë restauruar. Për të ruajtur imazhet, turistët tani do të shohin një kopje të objektit origjinal të kultit, i cili ishte gdhendur nga dy gurë monolitikë.
Varr në Ostrushë
“Bëhet fjalë për diçka që duhet të jetë një praktikë e zakonshme – të kemi një ndërtesë mbrojtëse nën të cilën të ruhen shumë mirë mbetjet e monumenteve. Jo të gjithë mund t’i vendosim nën një ndërtesë mbrojtëse, por në rastin e varrit në Ostrushë, kjo është realizuar dhe na lejon të shohim vendin në tërësi. Që pas zbulimit të tij, ai ishte i mbuluar nga një ndërtesë mbrojtëse, por vetëm dhoma me afreske ishte e aksesueshme, sepse kompleksi u zhvillua në disa faza si arkitekturë dhe ajo që ruhet është jashtëzakonisht mbresëlënëse dhe e ndryshme për Trakinë. Tani do të mund ta shohim në tërësi dhe ky kompleks me siguri do të përdorë teknologjitë e reja në mënyrë që vizitorët të shohin afresket. Vetë dhoma e varrimit nuk do të jetë e aksesueshme për vizitorët në mënyrë që ne të mund të ruajmë afresket.

Për vite me radhë, Prof. Asoc. Stojanova ka studiuar varret trake dhe kryeqytetin Helis në rezervatin kulturor dhe historik Sborjanovo në Bullgarinë Verilindore, pranë fshatit Sveshtari dhe qytetit Isperh. Një nga detyrat që i ka vënë vetes është ruajtja dhe konservimi i zonave arkeologjike që tashmë janë zbuluar. I njëjti duhet të jetë edhe fati i varreve të shumta të zbuluara gjatë jetës së tij nga shkencëtari i madh, Prof. Asoc. Georgi Kitov në Luginën e Mbretërve Trrakë, shpjegon arkeologu. Ajo beson se atraksionet si "Bota e Trakëve" janë iniciativa të mira që do t'i drejtojnë turistët në pjesën tjetër të thesareve trake të ruajtura në muzetë e Bullgarisë.

Lexoni më tepër: 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varri i një gruaje të re nga shekulli i II-të u zbulua pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda

Një varr i paprekur i një gruaje të re nga fillimi i shekullit të II-të u zbulua nga arkeologët pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda (Bulgaria Jugore), njoftoi Bashkia e Topollovgradit. Ekipi që bëri zbulimin drejtohet nga Daniella Agre dhe Dejan Diçev...

botuar më 25-10-16 4.22.MD
Prof. Nikollaj Ovçarov në Perperikon

Nikollaj Ovçarov prezanton një tempull gjigant të rrumbullakët – zbulimi më i fundit i Perperikonit

Zbulimi më i fundit arkeologjik në kompleksin e hershëm historik prej guri të Perperikonit në Rodopet Lindore do të prezantohet sot, 10 tetor, tha arkeologu Nikollaj Ovçarov për BTA. Kreu i gërmimeve tha se është një tempull gjigant i..

botuar më 25-10-10 5.50.PD

Kodrina Trapezica në Veliko Tërnovo ruan shpirtin e Bullgarisë Mesjetare

Trapezica është një nga tre kodrinat me të cilat njihet kryeqyteti i vjetër bullgar Tërnovgrad, që është emri mesjetar i qytetit të sotëm Veliko Tërnovo. E vendosur në veriperëndim të qytetit, ajo qëndron përballë kodrinës fqinje Carevec – vendi ku..

botuar më 25-09-28 9.05.PD