Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë Axel Rudi Pell, Hammerfall, Beast in Black, The O'Reilly and the Paddyhats, PRIMAL FEAR, Rhapsody Of Fire dhe Steel Panther.
Bandat THE SILENT WEDDING dhe SOUNDTRUCK janë përfshirë në ditën e fundit të festivalit. Në një nga interpretimet e Deep Purple është përfshirë edhe vallja popullore bullgare rëçenica.
Këtë vit “Festivali në Luginën e Verës” përkon me finalen e Kampionatit Europian të Futbollit, që është më 14 korrik. Posaçërisht për këtë ndeshje do të ngrihet një ekran i madh, në mënyrë që tifozët e futbollit të mund të shohin se kush do të bëhet kampion, por edhe të shijojnë muzikën e tyre të preferuar rock.
Informacioni i plotë rreth programit “Midalidare Rock In The Wine Valley” mund të gjendet këtu.I themeluar në vitin 1995 nga Rozi Karasllavova, gjatë tri dekadave të fundit, Grupi Vokal "Bon-Bon" krijoi një emër si një shkollë profesionale për këngëtarë të vegjël (dhe tashmë edhe më të rritur), duke ofruar një repertor të gjerë me një tingull..
Më 29 maj, Opera dhe Baleti i Sofjes do t'i prezantojë publikut turk operën "Elektra" të Rihard Straus, të frymëzuar nga mitologjia e lashtë greke. Ngjarja është pjesë e Festivalit të 16-të Ndërkombëtar të Operës dhe Baletit në Stamboll...
Dy artistë të njohur nga brezi më i ri në muzikën bashkëkohore bullgare - Mihaella Marinova dhe Kristian Kostov - prezantojnë këngën e tyre të parë të përbashkët "Ti je zemra ime". Rrugët e tyre u kryqëzuan saktësisht dhjetë vjet më parë në një..
Pas vitesh të tëra në skenë në Bullgari dhe në mbarë botën, Zornica Petrova prezanton këngën e saj të parë origjinale - "Fluturo". Sipas Zornicës, kënga..
Pas Turneut Kombëtar të Klubeve në fillim të vitit dhe Turneut Botëror pasues me gati 30 koncerte, titanët e rokut B.T.R. po nisin Turneun Kombëtar..