Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë Axel Rudi Pell, Hammerfall, Beast in Black, The O'Reilly and the Paddyhats, PRIMAL FEAR, Rhapsody Of Fire dhe Steel Panther.
Bandat THE SILENT WEDDING dhe SOUNDTRUCK janë përfshirë në ditën e fundit të festivalit. Në një nga interpretimet e Deep Purple është përfshirë edhe vallja popullore bullgare rëçenica.
Këtë vit “Festivali në Luginën e Verës” përkon me finalen e Kampionatit Europian të Futbollit, që është më 14 korrik. Posaçërisht për këtë ndeshje do të ngrihet një ekran i madh, në mënyrë që tifozët e futbollit të mund të shohin se kush do të bëhet kampion, por edhe të shijojnë muzikën e tyre të preferuar rock.
Informacioni i plotë rreth programit “Midalidare Rock In The Wine Valley” mund të gjendet këtu.Nga krijimet e të gjithë kompozitorëve bullgarë, muzika e Panço Vlladigerovit është pa dyshim më e interpretuara si në skenën bullgare, ashtu edhe në atë botërore. Kur muzikantët bullgarë duan të përfaqësojnë atdheun e tyre përmes kujtesës së tij zanore,..
Pas vitesh të tëra në skenë në Bullgari dhe në mbarë botën, Zornica Petrova prezanton këngën e saj të parë origjinale - "Fluturo". Sipas Zornicës, kënga "Fluturo" i erdhi vetë. Ajo krijoi muzikën dhe tekstin, ndërsa Shterion Pilidov bëri aranzhimin...
Pas Turneut Kombëtar të Klubeve në fillim të vitit dhe Turneut Botëror pasues me gati 30 koncerte, titanët e rokut B.T.R. po nisin Turneun Kombëtar 2025.Ai fillon më 26 qershor nga Ruse(Bullgaria Verilindore), dhe finalja do të jetë më 8 tetor në..
Pas vitesh të tëra në skenë në Bullgari dhe në mbarë botën, Zornica Petrova prezanton këngën e saj të parë origjinale - "Fluturo". Sipas Zornicës, kënga..
Nga krijimet e të gjithë kompozitorëve bullgarë, muzika e Panço Vlladigerovit është pa dyshim më e interpretuara si në skenën bullgare, ashtu edhe në atë..