Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë Axel Rudi Pell, Hammerfall, Beast in Black, The O'Reilly and the Paddyhats, PRIMAL FEAR, Rhapsody Of Fire dhe Steel Panther.
Bandat THE SILENT WEDDING dhe SOUNDTRUCK janë përfshirë në ditën e fundit të festivalit. Në një nga interpretimet e Deep Purple është përfshirë edhe vallja popullore bullgare rëçenica.
Këtë vit “Festivali në Luginën e Verës” përkon me finalen e Kampionatit Europian të Futbollit, që është më 14 korrik. Posaçërisht për këtë ndeshje do të ngrihet një ekran i madh, në mënyrë që tifozët e futbollit të mund të shohin se kush do të bëhet kampion, por edhe të shijojnë muzikën e tyre të preferuar rock.
Informacioni i plotë rreth programit “Midalidare Rock In The Wine Valley” mund të gjendet këtu.“Mbrëmjet ballkanike” është një nismë që mbahet nga 5 deri më 8 shtator në Pitsbërg të Pensilvanisë, SHBA. Veprimtaria fillon sonte me punëtorinë muzikore "Vallet ballkanike" me udhëheqës Dimitër Hristov. Ditët në vijim - 6 dhe 7 shtator - do të..
Sonte mbyllet sezoni i nëntë i Operës Verore "Skena e Shekujve" 2024, një forum i madh muzikor i Komunës së Veliko Tërnovës. Dy muajt e fundit u ofruan banorëve dhe vizitorëve të kryeqytetit të vjetër bullgar koncerte, shfaqje opere dhe baleti,..
Lyrra është pseudonimi artistik i këngëtares së re Ljubomira Pavllova. Para se të fillonte të performonte si artiste e pavarur, ajo fitoi famë nga pjesëmarrja e saj në formacionet e njohura folklorike, si "Misteri i zërave bullgarë", "Çinari",..
Në harmoni me motin jashtë, në fund të verës Severin Georgiev prezanton këngën e tij më të re "Do të bjerë shi". Kjo është kënga e dytë e Severinit, të..
Stacioni Qendror Hekurudhor në Plovdiv mirëpret grupet e njohura X-R@Y dhe Uikeda për një koncert falas më 14 shtator. Përveç tyre, publiku do të ketë..