Presidenti Rumen Radev do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e grupit parlamentar "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit. Biseda do të zhvillohet në “Dondukov” 2 në orën 16:00, më 15 korrik me iniciativë të PP-DB. Koalicioni do të përpiqet ta bindë Radevin që të shtyjë dorëzimin e mandatit të dytë për t'i dhënë kohë Kuvendit të zbatojë disa nga reformat që janë vonuar ndjeshëm, shkruajnë faqet "24 çasa" dhe "Dnevnik".
Kushtetuta nuk parashikon një afat të saktë në të cilin presidenti duhet të japë mandatin e dytë për të formuar një qeveri. Por konstitucionalistët kanë theksuar gjithmonë se vonesa duhet të jetë brenda një kohe të arsyeshme.
Kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov i bëri thirrje PP-DB-së që ta kthejnë mandatin për formimin e qeverisë, menjëherë pasi e marrin. Sipas tij, një kërkesë e mundshme për shtyrjen e dorëzimit për dy muaj është një pranim publik i pafuqisë.Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë Ajo u prezantua nga partia MEÇ, me mbështetjen e "Vëzrazhdane" dhe "Veliçie" për..
Bullgaria nuk vendos kushte shtesë në procesin dhe negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në, tha nënpresidentja Ilijana Jotova në hapjen e forumit "BE-ja takon Ballkanin" në Sofje. Në forum marrin pjesë komisionerja evropiane për zgjerimin, Marta..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së shpejti. Kjo u njoftua nga komisionerja e Zgjerimit Marta Kos, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..