Presidenti Rumen Radev do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e grupit parlamentar "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit. Biseda do të zhvillohet në “Dondukov” 2 në orën 16:00, më 15 korrik me iniciativë të PP-DB. Koalicioni do të përpiqet ta bindë Radevin që të shtyjë dorëzimin e mandatit të dytë për t'i dhënë kohë Kuvendit të zbatojë disa nga reformat që janë vonuar ndjeshëm, shkruajnë faqet "24 çasa" dhe "Dnevnik".
Kushtetuta nuk parashikon një afat të saktë në të cilin presidenti duhet të japë mandatin e dytë për të formuar një qeveri. Por konstitucionalistët kanë theksuar gjithmonë se vonesa duhet të jetë brenda një kohe të arsyeshme.
Kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov i bëri thirrje PP-DB-së që ta kthejnë mandatin për formimin e qeverisë, menjëherë pasi e marrin. Sipas tij, një kërkesë e mundshme për shtyrjen e dorëzimit për dy muaj është një pranim publik i pafuqisë.Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..