Me rastin e 156 vjetorit të  vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të  lindjes së Vasill Levskit, komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari.

Në faqen e saj zyrtare në  Facebook, administrata lokale njofton se në datën 16 korrik në Muzeun e Letërsisë  Artistike “Çudomir” do të prezantohet ekspozita "Vendet e kujtesës  (1873-1933)" e Institutit të Studimeve Historike dhe Bibliotekës Qendrore pranë  Akademisë Bullgare të Shkencave në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar "Vasill  Levski" - Karllovo. Gjithashtu do të prezantohen Koleksionet  "Dokumentet dhe kërkimet e reja. Vasill Levski”. Organizatorë të iniciativave  janë Komuna Kazanllëk, Parku Kombëtar-Muze "Shipka - Buzlluxha",  Muzeu Historik "Iskra" dhe Dega Rajonale "Regjimenti i 23-të i Këmbësorisë  Shipçenski - Kazanllëk" e Shoqërisë Kombëtare "Tradicia".
Dita e Shën Dhimitrit, më 26 tetor, festohet në të gjithë Bullgarinë, ndërsa lipsanet e tij, që ruhen në Selanik, janë një objekt i përhershëm pelegrinazhi për bullgarët që shpesh udhëtojnë drejt Greqisë Veriore. Në kalendarin popullor bullgar, Dita..
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Karin Dom” – Varna po organizon iniciativën bamirëse “Çmimet Ivan Stançov” në kujtim të diplomatit bullgar dhe themeluesit të organizatës – ambasadorit Ivan Stançov, njoftoi organizata civile. Më 23 tetor do..
Nga 22 deri më 28 tetor, qyteti i Vidinit shndërrohet në një skenë të artit, krijimtarisë dhe frymëzimit, për të nderuar Festën Shpirtërore të qytetit – Ditën e Shën Dhimitrit (Dimitrovden). Programi i pasur i festivalit të ri “Ditët e Tetorit..