Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi Kombëtaren Bullgare të Volejbollit për femra nën 18 vjeç me Pllakë Nderi të Presidentit. Çmimi është për meritat e shquara në zhvillimin e sportit bullgar dhe fitimin e vendit të parë në Kampionatin Evropian të Volejbollit për femra nën 18 vjeç. Në ceremoni morën pjesë trajnerja e lartë e skuadrës, Antonina Zetova dhe presidenti i Federatës Bullgare të Volejbollit, Ljubomir Ganev.
“Ju jeni një dëshmi e gjallë se Bullgaria ka dhe do të vazhdojë të ketë vajzat e saj të arta dhe jo vetëm në gjimnastikë ritmike, por edhe në volejboll, të cilat e duam të gjithë ne. Ju jeni mishërimi i forcës së shpirtit të paepur bullgar dhe vullnetit për të fituar”, tha presidenti. Ai kujtoi se një vit më parë, ekipi i volejbollit për meshkuj, i cili fitoi medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Bahreinit, ishte në Sallën e Stemës.Magomed Ramazanov triumfoi me titullin e tretë olimpik për Bullgarinë nga Lojërat në Paris 2024, pasi mundi bindshëm legjendën në mundjen e lirë deri në 86 kg, iranianin Hasan Jazdani Çarati - medalist olimpik i artë dhe argjendi dhe tre herë..
Me katër kombinime të mrekullueshme me rreth, top, birila dhe fjongo, Borjana Kalejn fitoi një medalje argjendi në Lojërat Olimpike në Paris. Medalja e mëparshme për vendin tonë në gjimnastikë ritmike individuale daton në vitin 1988, kur Adriana..
Karlos Nasar u bë kampion i Olimpiadës në Paris në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. Ai shkatërroi të gjithë konkurrencën dhe fitoi titullin, duke vendosur një rekord botëror në dyluftim. Peshëngritësi ynë 20-vjeçar, i lindur në Paris,..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të..