Vazhdon lufta kundër zjarreve në rajone të ndryshme të Bullgarisë. Situata në Komunën Boljarovo, e vendosur në kufirin me Turqinë, po ndërlikohet. Zjarri i ripërtërirë si pasojë e erës së fortë arriti deri në shtëpitë e fshatit Voden, në rajonin e qytetit Jamboll. Ka shtëpi dhe objekte bujqësore të djegura. Imponohet evakuimi i përkohshëm i banorëve. Më shumë se 10 ekipe nga Jambol, Sliven, Burgas dhe Haskovo ndodhen në vendin e zjarrit. Zjarrfikësve iu bashkua një helikopter nga Baza Ajrore Krumovo. Aktualisht nuk ka raportime për banorë të lënduar.
Në zonë është në fuqi një gjendje e pjesshme e jashtëzakonshme. Me urdhër të ministrit të punëve të brendshme, Kalin Stojanov, në shuarjen e zjarrit në zonën e fshatit do të angazhohen edhe makina ujë-hedhëse të xhandarmërisë.
Gjykata e Lartë Administrative hodhi poshtë ankesën e koalicionit rreth Ahmed Dogan - "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS", kundër refuzimit të KQZ-së për ta regjistruar atë për pjesëmarrje në zgjedhjet e 27 tetorit. Vendimi vjen vetëm një..
Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme rifilloi zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Zgjedhjet janë caktuar për 16 janarin 2025 dhe kandidatët kanë kohë deri më 24 tetor për të paraqitur konceptet e tyre...
Në një forum biznesi bullgaro-kinez në Sofje, presidenti Rumen Radev u theksoi bizneseve kineze avantazhet e mjedisit të biznesit në Bullgari dhe praninë e specialistëve të kualifikuar. "Nuk ka makinë të prodhuar në Evropë që të mos ketë komponentë..
Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova do të vizitojë Bullgarinë më 13 shtator, njoftoi BTA, duke cituar..
Gjykata e Lartë Administrative hodhi poshtë ankesën e koalicionit rreth Ahmed Dogan - "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS", kundër refuzimit të..
Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme rifilloi zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Zgjedhjet janë..