Presidenti bullgar Rumen Radev bisedoi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski gjatë forumit në Pallatin Blenheim në Britaninë e Madhe. Kreu i shtetit ka shprehur shpresën se Shkupi do të përshpejtojë zbatimin e Marrëveshjes dypalëshe për Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë dhe Bashkëpunimin me Bullgarinë dhe të marrëveshjes së vendit me BE-në, të cilat do të hapin perspektivën e fillimit të negociatave për anëtarësim të plotë me komunitetin, raporton BGNES.
“Prioriteti kryesor i Maqedonisë së Veriut dhe qeverisë së re maqedonase janë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përfundimisht gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme për problemin që kemi me fqinjin tonë lindor”, tha Mickoski pas forumit.
Ministri i jashtëm maqedonas Timço Mucunski tha se kryeministri bullgar Dimitër Gllavçev nuk ka legjitimitet për të marrë vendime për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në BE dhe se duhet të presin formimin e një qeverie të rregullt në Sofje.Njëzet piktorë do të marrin pjesë në Festivalin Lucky Hunt Sofia Graffiti më 14 dhe 15 shtator. Ata do të pikturojnë më shumë se 1000 metra katror hapësirë në Sofje dhe programi u kushtohet kafshëve shtëpiake dhe makinave klasike, njoftojnë..
Të shtunën do të fryjë erë veriperëndimore në të gjithë vendin. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme deri të konsiderueshme, në zonat malore dhe në lindje të shoqëruara me reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12..
Ministri i Kulturës Najden Todorov u takua në Sofje me kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut – Zoran Ljutkov, njofton Ministria e Kulturës. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe artit...
Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një..
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet...
Janë regjistruar 24 parti dhe 9 koalicione për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit, ka bërë të ditur nënkryetarja..