Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Spanja njoftoi se do të dërgojë dy avionë, secili me një kapacitet prej rreth 6 tonësh, për të ndihmuar në luftimin e zjarreve në vendin tonë. Ka gjasa që avionet të mund të përfshihen në shuarjen e zjarreve që nga dita e shtunë, tha ministri i punëve të brendshme Kalin Stojanov. Ai ndodhet ende në zonën e fshatrave të qytetit Jamboll, ku situata e zjarrit mbetet dinamike. “Filluam të kufizojmë një nga frontet, por temperatura mbetet e lartë dhe ka erëra të forta. Vende-vende zjarri është ende në kulmin e tij, gjë që na e vështirëson. Për këtë arsye sot po punojmë këtu me 4 helikopterë – të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të atyre të dërguar nga Çekia”, tha Stojanov.
Në një nga frontet e zjarrit që përfshiu fshatrat Krajnovo, Stranxha, Goljam Derventin dhe Voden, Ministria e Punëve të Brendshme po punon së bashku me kolegët e saj nga Turqia. “Nuk ka asnjë rrezik për njerëzit, ka shumë teknikë”, tha ministri dhe shprehu besimin se përpjekjet e përbashkëta do të çojnë në kontrollin gradual të zjarreve. Në rajonin e qytetit Jambol filloi të bjerë shi gjatë orës së fundit. Edhe në Komunën Boljarovo presin të bjerë shi mbi vendet ku flakëron zjarri për të katërtën ditë. Komuna Boljarovo shpalli një fushatë donacionesh për të dëmtuarit nga zjarret, njoftoi qendra komunale për shtyp. Kryetari i komunës, Hristo Hristov, falënderoi për ndihmën kolegëve të tij nga komunat Ellhovo dhe Tunxha, valiut të qytetit të Edrenesë, zjarrfikësve, fermerëve, zyrtarëve pyjorë që morën pjesë në shuarjen e zjarrit, si dhe qytetarëve të cilët telefonuan për të shprehur keqardhjen e tyre.
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u kontrolluar” në një shkallë dhjetëpikëshe. Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi të Agjencisë..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të..