Edicioni i dhjetë i festivalit Animaphix për filma të animuar në Siçili të Italisë, po i kushton një retrospektivë të veçantë krijuesit bullgar Teodor Ushev, i cili bëhet mbajtës i çmimit "Renato Gutuzo" për vitin 2024, njoftoi BTA. Ushev dekorohet për punën e tij të tërësishme dhe për kontributin e tij në zhvillimin e imazhit lëvizës të pikturuar. Me kërkimin e tij të vazhdueshëm për forma të reja shprehjeje dhe kurioziteti për çdo aspekt të botës, regjisori bullgaro-kanadez u konfirmua si një nga figurat kryesore të kinemasë së animuar të shekullit të 21-të, theksohet në faqen e festivalit.
Ekspozita ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të punës së tij dhe risitë që kanë shënuar karrierën e tij, duke përfshirë pothuajse çdo film që ai ka bërë në vazhdim të më se një çerek shekulli - nga “Tower Bower” (2005) te “Drux Flux” (2008) dhe “Gloria Victoria” (2012) deri te filmi i shkurtër i animuar i nominuar për “Oscar” "Vajsha e verbër" dhe "Fizika e trishtimit", i cili u përfshi në listën e ngushtë për çmimin e Akademisë Amerikane në të njëjtën kategori dhe konsiderohet si një nga majat e karrierës së Ushev.
"Vajsha e verbër" dhe "Fizika e trishtimit" janë bazuar në veprat me të njëjtin titull të shkrimtarit Georgi Gospodinov.
I lindur në Bullgari, Teodor Ushev aktualisht jeton në Montreal, Kanada. Biografia e tij krijuese përfshin mbi 15 filma, të cilët i kanë fituar më shumë se 200 çmime ndërkombëtare.
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..