Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“The Independent” : Sllënçev Brjag ofron më shumë për më pak se Marmaris

Foto: sunnybeach.com

Sllënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe kremrat kundër diellit, dhe zbuloi se vendpushimi ynë bregdetar ofron vlerën më të mirë për paratë për turistët britanikë në vitin 2024.

Sllënçev BrjagNjë kombinim i të gjitha dhjetë artikujve të mësipërm kushton 110 £ për një familje britanike në Sllënçev Brjag. Në këtë drejtim, pushimorja bullgare është përpara jo vetëm Marmarisit, por edhe destinacioneve të tjera buxhetore për rekreacion familjar si Ibiza, Algarve, Lanzarote etj. Kjo është arsyeja pse shumë britanikë zgjodhën Bullgarinë këtë verë, sipas artikullit të “The Independent”.

Lexoni më shumë:

MarmarisMegjithëse çmimet në Sllënçev Brjag u rritën me 9.8% për vit, analiza zbuloi se klientët mund të kursejnë para të konsiderueshme për pushimet e tyre këtu në krahasim me Marmaris, i cili kryesoi listën e destinacioneve familjare më buxhetore në 2023. Për shembull, një birrë në Sllënçev Brjag kushton 1.50 £ më pak se në pushimoren turke, një shishe krem ​​kundër diellit është 4.23 £ më lirë dhe një menu familjare me tre pjata me verë dhe pije joalkoolike është 4.23 £ më lirë se në Marmaris. Pra, nëse një familje (artikulli nuk tregon me sa anëtarë është familja) ha darkë jashtë çdo natë për një javë, do t’i kushtojë 29.61 £ më pak në Sllënçev Brjag sesa në resortin turk.

Të dy destinacionet, së bashku me plazhet e bukura, ofrojnë shumë aktivitete të përshtatshme për fëmijët. Sllënçev Brjag është krenar për shtrirjen e tij të gjatë të rërës, e përsosur për të ndërtuar kështjella me rërë dhe për të luajtur në dallgët detare, shkruan “The Independent”.

Gazeta britanike paralajmëron turistët që planifikojnë të pushojnë në Ibiza se do të duhet të shpenzojnë më shumë fonde, pasi kostoja mesatare e 10 artikujve është dyfishi i asaj të Sllënçev Brjag.Dhe Ishujt Balearik (në Spanjë) renditen si destinacioni më i shtrenjtë në mesin e të 16 vendeve të përfshira në sondim.  


Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: sunnybeach.com, bulgariatravel.org, marmaris.org




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lumturia ka shijen e verës mes shkëmbinjve Ritlite në Grykën e lumit Iskër

Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..

botuar më 25-08-17 8.55.PD

Parku i pazakontë nënujor tërheq zhytës pranë ishullit Shën Anastasia

Dhe meqë kohëzgjatja mesatare e një zhytjeje është rreth 50-60 minuta, ekipi vendosi ta “mbushë” ekskursionin nënujor të zhytësve me të tjera atraksione, duke e kthyer vendin në një park nënujor. Kështu nisi “Faza 2” e projektit – kërkimi i..

botuar më 25-08-16 9.00.PD

Tërheqim botën me natyrë dhe WiFi – Bullgaria me vizë për nomadët dixhitalë

Bullgaria është afirmuar si një destinacion udhëheqës për nomadët dixhitalë në Evropën Lindore, me internetin më të shpejtë në rajon – mbi 100 Mbps madje edhe në disa shtëpi malore – dhe me qira mujore nën 400 euro. Qytete si Bansko, Sofja dhe Plovdiv..

botuar më 25-08-12 7.05.PD