Ndërroi jetë buri i plagosuri si rezultat i shpërthimeve në magazinat e fishekzjarrëve pranë fshatit Elin Pelin. Sipas prof. Nikollaj Gabrovski nga Spitali “Pirogov”, mjekët bënë gjithçka në fuqinë e tyre. Ngushëllime për të afërmit. Gjendja e vajzës 20-vjeçare të plagosur, e cila ka 85% djegie dhe thithje të gazrave helmuese, vazhdon të jetë kritike dhe me një perspektivë shumë të rëndë.
Ka informacion se në magazinë mbetën dy persona, njëri prej të cilëve është djali i pronarit.
Magazina, ku mbahet rreth dy ton ekuivalent TNT, nuk është prekur. Ministri në detyrë i punëve të brendshme Kalin Stojanov u tha gazetarëve se ka një zjarr të fortë në qendër të bazës së magazinimit, i cili vazhdon. Sipas ministrit Stojanov, gjatë gjithë natës, brenda çdo ore, mbi zonë fluturuan drone, me të cilët u monitorua e gjithë situata, ndërsa mbi këtë zonë pritet të fluturojë edhe një helikopter i ushtrisë. Më pas do të merret një vendim nëse helikopteri do t'i bashkohet shuarjes - kryesisht duke u ftohur rreth magazinës që monitorohet. Ka ende gjëmime nga magazina që digjet. Kalin Stojanov tha se të gjitha veprimet në vendin e aksidentit do të fillojnë jo më herët se 24 orë pas shpërthimit të fundit.
Herët në mëngjes mori sërish flakë magazina e zinxhirit ushqimor, e cila ndodhet pranë magazinave me fishekzjarrë. Zjarrfikësit raportuan se gjatë shuarjes së zjarrit, mjetet piroteknike kanë rënë nga çatia, kështu që magazina aktualisht është ende në djegie. Shpërthimet u riaktivizuan rreth orës 05:00, theksoi Stojanov dhe saktësoi se intensiteti i tyre është duke u monitoruar dhe ndoshta do të vazhdojë edhe për disa orë.
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..