Një nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues në formate televizive, në forume kombëtare dhe ndërkombëtare të muzikës dhe janë mjaft të njohur për publikun.
Të gjithë së bashku krijuan muzikën dhe tekstin e këngës "Ti më premtove" në një nga kampet verore të organizuara nga Iskra Millkova - udhëheqëse e ekipit të Akademisë së Këndimit HighLight.
Aranzhimin dhe orkestrimin e bëri drejtuesi i Ansamblit Vokal Petër Aleksiev. Ishte ideja e tij që të përfshihen instrumentet klasike në regjistrim dhe ai ftoi kolegët dhe miqtë e tij të mirë.
Mesazhi i këngës “Ti më premtove” lidhet me ndarjet e vështira, të cilat megjithatë nuk na pengojnë të jemi bashkë në shpirt. Duke qenë se një pjesë e pjesëmarrësve ndërkohë kanë shkuar për të studiuar jashtë vendit, në tekstin e këngës talentet e reja premtojnë të jenë gjithmonë bashkë, në krah të njëri-tjetrit, pavarësisht se kush është në cilën pjesë të botës.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..
“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë. "Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe përkatësinë, të cilat koha dhe distanca nuk mund t'i ndryshojnë...
Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u ndërtua posaçërisht për koncertin jo standard në një lartësi prej 2550 m, duke përfshirë një piano të..