Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja tashmë ka një autobus për një turne panoramik nëpër atraksionet qendrore të qytetit

Foto: BNR /Georgi Nejkov

Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e qytetit të organizojë një linjë të re autobusësh nga 3 gushti 2024, e projektuar posaçërisht për ture turistike në kryeqytetin bullgar.

Linja nr. 200 do të funksionojë në fundjavë deri më 15 shtator dhe do të shërbehet me autobusë dykatësh. Itinerari i saj kalon nëpër bulevardet kryesore të qytetit me një ndalesë fillimi dhe mbarimi përballë sheshit “Shën Aleksandër Nevski”  (në rrugën “Oborishte”).

Autobusët panoramikë do të ndalojnë në ndalesa të caktuara, duke bërë një xhiro në pjesën qendrore të qytetit - sheshin "Knjaz Aleksandër I" (“Princi Aleksandër I”; "Centrallni Hali"  (“Sallat Qendrore të Tregut); Sheshi “Llëvov Most” (“Ura e Luanëve”); "Sheshi" Sveta Nedelja” (“Shën e Diela”)  ; bulevardi “Hristo Botev”; bulevardi "Aleksandër Stambolijski"; Sheshi “Ruski Pametnik” (“Monumenti Rus”); bulevardi “Vitosha”; hoteli “Hilton”; Rruga “Shesti Septemvri” (“6 Shtatori”); Kinemaja “Odeon” dhe në fund turistët kthehen sërish në sheshin “Shën Aleksandër Nevski”.


Përpiloi: Gergana Mançeva

Foto: BNR, Bashkia e Kryeqytetit

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lumturia ka shijen e verës mes shkëmbinjve Ritlite në Grykën e lumit Iskër

Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..

botuar më 25-08-17 8.55.PD

Parku i pazakontë nënujor tërheq zhytës pranë ishullit Shën Anastasia

Dhe meqë kohëzgjatja mesatare e një zhytjeje është rreth 50-60 minuta, ekipi vendosi ta “mbushë” ekskursionin nënujor të zhytësve me të tjera atraksione, duke e kthyer vendin në një park nënujor. Kështu nisi “Faza 2” e projektit – kërkimi i..

botuar më 25-08-16 9.00.PD

Tërheqim botën me natyrë dhe WiFi – Bullgaria me vizë për nomadët dixhitalë

Bullgaria është afirmuar si një destinacion udhëheqës për nomadët dixhitalë në Evropën Lindore, me internetin më të shpejtë në rajon – mbi 100 Mbps madje edhe në disa shtëpi malore – dhe me qira mujore nën 400 euro. Qytete si Bansko, Sofja dhe Plovdiv..

botuar më 25-08-12 7.05.PD