Plovdiv Jazz Summer - programi veror i një prej festivaleve më të mëdha të xhazit në vend, Plovdiv Jazz Fest, filloi në mes të korrikut. Festivali vazhdon me tre koncerte në kinemanë verore "Orfeu" në Plovdiv dhe një koncert spektakolar falas në gusht në fshatin Markovo.
Më 8 dhe 9 gusht parashikohen tre koncerte - natën e parë (8 gusht) do të shijojmë muzikën e kontrabasistit, këngëtar dhe kompozitor me famë botërore Avishaj Koen dhe treshes së tij, dhe më pas grupin e saksofonistit katalanas Arnau Garofe me albumin e tij debutues “Frantik Zen”. Mbrëmjen e 9 gushtit adhuruesit e xhazit do të dëgjojnë Bellosllava me JP3 dhe Mladen Dimitrov (Mr. Moon).
Sërish me pjesëmarrjen e JP3, por kësaj radhe me këngëtarin Orlin Pavllov, do të përfundojë edicioni i tretë veror i Plovdiv Jazz Fest. Tradicionalisht, fundi i festivalit veror është një koncert falas që mbledh qindra njerëz në fshatin e afërt Markovo. Më 24 gusht në orën 21:00 në sheshin qendror të fshatit do të mbahet koncerti i këngëtarit Orlin Pavllov, së bashku me JP3 trion në përbërje Zhivko Petrov (piano), Dimitër Karamfillov (kontrabas) dhe Dimitër Semov (bateri).
Në pritje të këtyre koncerteve, ju ofrojmë këngën e Orlin Pavllov "Çdo ditë". Muzikën e kompozuan Jasen Kozev dhe Krum Georgiev, tekstin e krijoi Doni Vasileva, aranzhimin e bëri Borisllav Bojaxhiev.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-së, transmeton BTA. Përzgjedhja e këngëve u realizua nga anëtarët e 17 akademive muzikore nga 14 vende të BE-së. Në votimin publik..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën..