Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të tyre në Bullgari përmes platformave përkatëse online. Në vetëm një vit, çmimi mesatar për një natë për këtë lloj akomodimi është rritur me 11-12%, mësojmë nga Boris Pavllov, kryetar i Shoqatës për Prona Turistike dhe Inovacione.
Shumica e pronave për pushime janë regjistruar në Sofje, Plovdiv, përgjatë Detit të Zi dhe në vendpushimet tona malore. Por rezulton se çmimi nuk është një faktor përcaktues në zgjedhjen e klientëve se ku të pushojnë. Ata janë kryesisht në kërkim të pronave të nivelit të lartë në një vendndodhje të mirë. Nata atje kushton pak a shumë njësoj si në një hotel me 3 apo edhe 4 yje. Pra, pse shumë njerëz preferojnë këtë lloj pushimi?
"Arsyeja kryesore për zgjedhjen e një prone për pushime është disponueshmëria e më shumë hapësire - kuzhinë, sallon, ndjenja e shtëpisë - thotë Boris Pavllov. - Shumë të ftuar preferojnë ta mbajnë këtë ndjenjë gjatë pushimeve të tyre. Sidomos për familjet me fëmijë, është jashtëzakonisht komode, në vend që të përdorin dhomat e hotelit, ata preferojnë të mbajnë një apartament, ku mund të gatuajnë, kur nuk duan të dalin në restorant. Në këtë mënyrë ata marrin më shumë hapësirë dhe janë më të pavarur, sepse në hotel ka shumë turistë, ndërsa apartamentet janë në ndërtesa banimi ku jetoni më tepër si një vendas."
Sofja ka përqendrimin më të lartë të apartamenteve për qira afatshkurtër. Arsyeja është bumi i të ashtuquajturit “turizëm i fundjavës” në kuadrin e fluturimeve me kosto të ulët. Por gjithnjë e më shumë, këto prona kërkohen edhe nga afaristët, si dhe nga nomadët digjitalë.
Kohëzgjatja mesatare e qëndrimit të tyre në këto vende është 5-6 ditë, që është më shumë se në hotele, pohon Boris Pavllov. Për momentin, ju mund të merrni me qira një apartament të vogël në një vend të mirë në Sofje për 40-45 euro për një natë. Në plazh çmimet janë rreth 60-70 euro për të njëjtin lloj apartamenti.
Pse përdorimi i këtyre pronave është dukshëm më i lirë në vendin tonë sesa jashtë?
“Fatkeqësisht, është kështu dhe arsyeja kryesore është neglizhenca e shtetit në vitet e fundit, i cili nuk ka asnjë kontroll mbi rregullimin e kësaj veprimtarie, d.m.th. ka rregullore, por nuk ka kontroll për respektimin e saj. Gjysma e pronarëve e këtyre mbi 20 mijë pronave për pushime në vendin tonë, nuk i regjistrojnë, nuk paguajnë taksa dhe kjo u mundëson t'i japin me qira me çmime më të ulëta, shpjegon Boris Pavllov.
Për vitin 2023, fjetjet përmes platformave online për dhënien me qira afatshkurtër të pronave për pushime në Bullgari janë 3.5 milionë. Për krahasim, numri i netëqëndrimeve të turistëve për vitin 2023 është rreth 7 milionë "Është rreth 13% e tregut. Kjo është një përqindje shumë e ulët në krahasim me shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore", thotë Boris Pavllov dhe shton:
"Cilësia e pronave për pushime në vendin tonë nuk është më e ulët nga ajo në qytetet e mëdha evropiane. Madje mendoj se është më e lartë se në qytete si Barcelona, ku ka një kuotë që nga viti 2011 dhe nuk mund të regjistroni prona të reja. Atje personat apo kompanitë që operojnë këto prona nuk kanë motivim për të ofruar një nivel më të lartë shërbimi, pasi kërkimi ia kalon ofrimin. Ata mund të ofrojnë cilësi të ulët dhe të ketë mjaftë kërkim” – thotë në përfundim Boris Pavllov.
Lexoni më shumë:
Foto: bgvakancia.com, BТА
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..