Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Universiteti i Taraklisë tani është pjesë e Universitetit "Angell Kënçev" në qytetin bullgar Ruse

Foto: Facebook/Universiteti në Ruse

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverive të Bullgarisë dhe Moldavisë, Universiteti Shtetëror në qytetin Taraklia u bë strukturë e Universitetit “Angell Kënçev” në qytetin bullgar Ruse, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave. Nëpërmjet marrëveshjes, akses i menjëhershëm në arsimin e lartë bullgar i jepet një numri të madh shtetasish moldavianë me origjinë bullgare nga rajonet Taraklia dhe Gagauzia. Në strukturën e krijuar rishtazi, studentët do të trajnohen në drejtime nga shtatë fusha profesionale të Universitetit në Ruse: "Pedagogji e mësimit në ...", "Administrim dhe menaxhim", "Informatikë dhe shkenca kompjuterike", "Inxhinieri mekanike", "Inxhinieri elektrike, elektronikë dhe automatizim", "Inxhinieri komunikimi dhe kompjuteri" dhe "Inxhinieri e përgjithshme".

Specialitetet u përzgjodhën nga specialistë të kualifikuar në përputhje me nevojat e rajonit në Moldavi. Procesi mësimor do të mbahet në bullgarisht, rumanisht dhe anglisht. Studentët e diplomuar me sukses do të marrin një diplomë të Universitetit të qytetit Ruse për mbarimin e një shkalle arsimore kualifikuese të arsimit të lartë dhe, nëse dëshirojnë, një shtesë për diplomë evropiane.

Universiteti është i gatshëm të ofrojë në vitet në vijim trajnime në specialitete të tjera, për të cilat ka një interes të deklaruar. Ky akt forcon politikën bullgare në lidhje me diasporën bullgare në rajonin e Taraklisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Rajonal Etnografik – Plovdiv

Në Plovdiv hapet Muzeu i hekurit të hekurosjes – i vetmi në Ballkan

Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..

botuar më 25-11-20 8.00.MD

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..

botuar më 25-11-20 4.05.MD

Stela Nedkova dhe këndi i saj bullgar në Bruksel – restorant me gatime tradicionale

Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..

botuar më 25-11-18 8.00.MD