Pas suksesit të padiskutueshëm të koncertit - spektakël "Përgjithmonë" në sallën Nr.1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) vjeshtën e kaluar, fansat e Jordanka Hristovës sot do të kenë mundësinë të shijojnë edhe një herë këngët e paharrueshme të këngëtares së dashur nga disa breza. Mbrëmja e sotme do të jetë një moment shumë i veçantë në rrugën profesionale të Jordanka Hristovës, pasi pavarësisht se ka festuar 60 vjet në skenë, ajo nuk ka pasur mundësi të ndajë muzikën e saj me publikun e dashur nën qiellin e yllit. Kjo do të ndodhë për herë të parë sonte në orën 21:00 në skenën e Teatrit Antik në Plovdiv, ku do të mund të rijetojmë këtë koncert-spektakël të shquar të yllit të madh të estradës bullgare, me të cilin ajo tërhiqet gradualisht nga skena e madhe.
Shihni më tepër:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR