Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit. Shenjtëria do të sillet nga Mitropoliti Nikollaj në Katedralen “Fjetja e Shenjtë e Hyjlindëses” më 13 gusht. Në kuadër të kreshmës së Virgjëreshës, peshkopi do të shërbejë një liturgji - kanun lutjesh për Virgjëreshën e Bekuar. Liturgjia është pjesë e shërbesave peshkopale të mbrëmjes gjatë periudhës së lutjes dhe kreshmimit përpara datës 15 gusht, kur bie Ditën e Fjetjes së Hyjlindëses.
Besohet se ikona shëron gratë nga infertiliteti dhe ndihmon me shumë sëmundje të fëmijërisë. Shtëpia e saj është kisha në lagjen Gorni Voden të qytetit Asenovgrad.
Në sinaksarin e Hieromonkut Ananij Klinis nga viti 1765, përshkruhet historia e ngjizjes së mrekullueshme të një gruaje që në shenjë mirënjohjeje e dekoroi ikonën me një mollë ari, prej nga vjen emri i ikonës së mrekullueshme të Virgjëreshës nga shekulli i XVII-të - "Molla e Artë".
Lexoni më shumë:
Më 21 maj Kisha Ortodokse përkulet para shenjtorëve Konstantin dhe Elena, të cilët festohen si të barabartë me apostujt, sepse, ashtu si apostujt, ata bënë përpjekje për të përhapur mësimet e Krishtit. Shën Kostantini ishte perandor i Bizantit në..
Një ekspozitë kushtuar 200 vjetorit të botimit të "Abetares së Peshkut" të shkencëtarit të madh, iluminist dhe donator Petër Beron, hapet në kopshtin përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” në kryeqytet. “Peter Beron ishte një nga bullgarët më të..
Java e Ndritshme për të krishterët ortodoksë përfundon me Të Dielën е Thomait. Në këtë ditë, Kisha nderon kujtimin e Apostullit Thoma - një nga dymbëdhjetë dishepujt e Krishtit, i quajtur Thomai jobesimtar, sepse ai dyshoi në Ringjalljen ...