Kampionët olimpikë të mundjes Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov u pritën solemnisht në aeroportin e Sofjes me valle, gajde dhe kurora dafine. “Ndjeva mbështetjen e çdo bullgari, synimi im i radhës është titulli botëror. Isha kampion evropian, tani kampion olimpik, më duhet një komplet.” Kështu deklaroi Semen Novikov, bullgar i natyralizuar i lindur në Harkov të Ukrainës, pas kthimit nga Parisi, ku fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 87 kilogramë mundje klasike. Ai falënderoi veçanërisht biznesmenin bullgar, sponsor kryesor të mundjes bullgare, Grisha Gançev, që i dha një jetë të dytë sportive, si dhe trajnerin e tij personal Soslan Farniev, i cili "besoi në mua dhe ma ngriti nivelin".
“Falënderoj të gjithë Bullgarinë që më dha një shans nga i cili përfitova në mënyrë sa më mirë. Vitet e fundit ishin shumë të vështira, nuk dihej nëse do të mund të vazhdoja të garoja. Bullgaria është atdheu im i dytë. Një ditë, kur të mbaroj karrierën time në garë, do ta ndihmoj Bullgarinë duke dhënë përvojën time, shpresoj të jem i dobishëm për vendin. Këtu ka shumë njerëz të talentuar". Këtë e tha mbajtësi i medaljes së artë nga Parisi në mundje të lirë, Magomed Ramazanov, i cili është gjithashtu një bullgar i natyralizuar, me origjinë nga Dagestani. Për sa i përket synimeve të tij për një të ardhme relativisht të afërt, këta janë titujt evropian dhe botëror, e pse jo edhe një tjetër olimpik. Në Paris fitoi finalen me 7:1 pikë në kategorinë 86 kg stil i lirë ndaj iranianit legjendar Hasan Jazdani Çarati.
Bullgaria përfundoi Olimpiadën e Parisit me tre medalje ari, një argjendi dhe tre bronzi, duke zënë vendin e 26-të në renditjen e përgjithshme të medaljeve dhe e dyta vetëm pas Rumanisë në Ballkan.
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..
Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..
Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës i Akademisë..
Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale..