Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria priti me dafina kampionët e saj olimpik të mundjes Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov

Foto: BTA

Kampionët olimpikë të mundjes Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov u pritën solemnisht në aeroportin e Sofjes me valle, gajde dhe kurora dafine. “Ndjeva mbështetjen e çdo bullgari, synimi im i radhës është titulli botëror. Isha kampion evropian, tani kampion olimpik, më duhet një komplet.” Kështu deklaroi Semen Novikov, bullgar i natyralizuar i lindur në Harkov të Ukrainës, pas kthimit nga Parisi, ku fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 87 kilogramë mundje klasike. Ai falënderoi veçanërisht biznesmenin bullgar, sponsor kryesor të mundjes bullgare, Grisha Gançev, që i dha një jetë të dytë sportive, si dhe trajnerin e tij personal Soslan Farniev, i cili "besoi në mua dhe ma ngriti nivelin".

“Falënderoj të gjithë Bullgarinë që më dha një shans nga i cili përfitova në mënyrë sa më mirë. Vitet e fundit ishin shumë të vështira, nuk dihej nëse do të mund të vazhdoja të garoja. Bullgaria është atdheu im i dytë. Një ditë, kur të mbaroj karrierën time në garë, do ta ndihmoj Bullgarinë duke dhënë përvojën time, shpresoj të jem i dobishëm për vendin. Këtu ka shumë njerëz të talentuar". Këtë e tha mbajtësi i medaljes së artë nga Parisi në mundje të lirë, Magomed Ramazanov, i cili është gjithashtu një bullgar i natyralizuar, me origjinë nga Dagestani. Për sa i përket synimeve të tij për një të ardhme relativisht të afërt, këta janë titujt evropian dhe botëror, e pse jo edhe një tjetër olimpik. Në Paris fitoi finalen me 7:1 pikë në kategorinë 86 kg stil i lirë ndaj iranianit legjendar Hasan Jazdani Çarati.

Bullgaria përfundoi Olimpiadën e Parisit me tre medalje ari, një argjendi dhe tre bronzi, duke zënë vendin e 26-të në renditjen e përgjithshme të medaljeve dhe e dyta vetëm pas Rumanisë në Ballkan.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Miliona e shikuan reklamën e re të filmit "Gundi - Legjenda për dashurinë" në internet

Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..

botuar më 24-10-11 12.02.MD
Grigor Dimitrov

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov nuk do të luajë me Gjokoviqin

Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..

botuar më 24-10-09 3.48.MD

Maratonistë vrapojnë përgjatë rrugës Kom-Emine në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara

Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..

botuar më 24-10-09 6.10.PD