Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët në rastin më të mirë konsiderohen, “njerëz të papunë që dinë vetëm të shkatërrojnë hapësirat publike të sapolyera”. E vërteta është se si shumica e profesioneve krijuese me të cilat jemi mësuar të jetojmë, edhe ky lloj arti mund të kthehet në një zanat.

Shkolla, e themeluar në Varna, synon që krijuesit me përvojë të përcjellin njohuritë e tyre tek të gjithë ata, që dëshirojnë të mësojnë hollësitë e artit të grafitit. Trajnimet gjatë orëve mësimore marrin formën e punëtorive në natyrë, duke transformuar mjedisin urban.
“Çdo qytet ka nevojë për një territor në qendër i cili të jetë i lirë për pikturim dhe në këtë mënyrë të popullarizohet ky lloj arti” – thotë krijuesi i shkollës Damjan Nikollov, i cili ka paraqitur vazhdimisht propozime në Bashkinë e qytetit Varna për shndërrimin e zonave të ndryshme të qytetit në zona të lira për të vizatuar. Deri më tani, megjithatë, pa sukses.
Lexoni më shumë:
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Shkolla Bullgare e Grafitit“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...
Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..
Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..
Ylli i skenës bullgare, Silvija Tomova, ka përfunduar Akademinë Shtetërore të Baletit “A. J. Vaganova” në Shën Petersburg. Karriera e saj është e lidhur..