Në zbatim të Kushtetutës, presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për emërimin e qeverisë së propozuar nga i nominuari për kryeministër të përkohshëm, Dimitër Gllavçev. Kabineti i ri pritet të betohet menjëherë para Asamblesë Kombëtare. Në një tjetër dekret kreu i shtetit caktoi datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 27 tetor.
Në kabinetin e ri do të ketë një zëvendëskryeministër - ministren e financave Ljudmilla Petkova. Dallimi në përbërjen e zyrës së re të Gllavçevit dhe qeverisë së tij të mëparshme është largimi i figurës kontradiktore të ministrit të punëve të Brendshme Kalin Stojanov, vendin e të cilit e zë shefi i mëparshëm i "Policisë Kombëtare" Atanas Illkov. Kryeministri nuk do të jetë në të njëjtën kohë ministër i jashtëm, siç ishte më parë. Ministrinë e Jashtme do ta marrë ish-zëvendësministri Ivan Kondov. Karrigia e ministrit të mëparshëm të transportit, Georgi Gvozdejkov, është e zënë nga Krasimira Stojanova. Arsyeja për këtë ndryshim është një problem serioz në Hekurudhat Shtetërore Bullgare, duke përfshirë rastin historik në të cilin pasagjerët duhej të shtynin një tren përgjatë linjës Plovdiv - Dimitrovgrad, shpjegoi Gllavçev.Ministria e Jashtme dënoi ashpër vandalizmin kundër sinagogës në Varna dhe Monumentit të Mirënjohjes në Burgas, i cili është një shprehje falënderimi për shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministria e bëri të ditur këtë..
Kreu i partisë më të madhe parlamentare GERB dhe ish-Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov komentoi mbi takimin e tij me Donald Trump Jr., i cili shkaktoi një reagim të gjerë mediatik në vendin tonë: "Takime private me fëmijët e miqve të mi, në një..
Athina është nën presion për të shitur avionë luftarakë që do të dërgohen në Ukrainë Greqia vazhdon të refuzojë të ofrojë pajisje ushtarake me teknologji të lartë që të përdoren kundër Rusisë, raportoi nga Greqia korrespondentja e BNR-së, Katja..
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit...
Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në..