Si rezultat i dialogut të intensifikuar dhe veprimeve të autoriteteve kompetente të Bullgarisë dhe Turqisë, u raportua një rënie prej më shumë se 70% e presionit migrator, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në informacion thuhet se Ministri i Brendshëm në detyrë, Atanas Illkov, ka diskutuar me ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Mehmet Sait Ujanëk, masat për mbrojtjen e kufirit të përbashkët, luftën kundër trafikut të drogës dhe rindërtimin e pikës kufitare (PKK) "Kapitan Andreevo". Ambasadori turk ka falënderuar shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndërprerjen e kalimit të rrugës së trafikut të drogës nga dhe drejt Evropës, përfshirë edhe në ajër.
Është vërejtur edhe organizimi i mirë i përbashkët për kalimin e papenguar të qytetarëve nëpër pikën kufitare "Kapitan Andreevo", nga ku këtë vit është regjistruar një numër rekord i automjeteve të pasagjerëve - nga 5000 deri në 9000 në ditë në hyrje të Turqisë dhe 3500 - 5500 në dalje për në Bullgari. Në këtë drejtim është diskutuar projekti për rindërtimin dhe riparimin e plotë të pikës kufitare.
Në njoftimin e MPB-së thuhet gjithashtu se Atanas Ilkov i ka dërguar ftesë ministrit të punëve të brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja, për ta vizituar Sofjen.Një ekspozitë me punime në letër guri hapet sot, 21 tetor, në Bibliotekën Kombëtare “Ivan Vazov” në Plovdiv, njoftoi institucioni. Autorët e tyre janë të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Arteve “Canko Llavrenov” dhe në Shkollën Kombëtare të Arteve..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në mëngjes, në disa lugina dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar për shkak të..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me përmirësimin e hapësirave të gjelbra urbane dhe publike në qytet, njoftoi Përfaqësia e PE-së në..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe..