Si rezultat i dialogut të intensifikuar dhe veprimeve të autoriteteve kompetente të Bullgarisë dhe Turqisë, u raportua një rënie prej më shumë se 70% e presionit migrator, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në informacion thuhet se Ministri i Brendshëm në detyrë, Atanas Illkov, ka diskutuar me ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Mehmet Sait Ujanëk, masat për mbrojtjen e kufirit të përbashkët, luftën kundër trafikut të drogës dhe rindërtimin e pikës kufitare (PKK) "Kapitan Andreevo". Ambasadori turk ka falënderuar shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndërprerjen e kalimit të rrugës së trafikut të drogës nga dhe drejt Evropës, përfshirë edhe në ajër.
Është vërejtur edhe organizimi i mirë i përbashkët për kalimin e papenguar të qytetarëve nëpër pikën kufitare "Kapitan Andreevo", nga ku këtë vit është regjistruar një numër rekord i automjeteve të pasagjerëve - nga 5000 deri në 9000 në ditë në hyrje të Turqisë dhe 3500 - 5500 në dalje për në Bullgari. Në këtë drejtim është diskutuar projekti për rindërtimin dhe riparimin e plotë të pikës kufitare.
Në njoftimin e MPB-së thuhet gjithashtu se Atanas Ilkov i ka dërguar ftesë ministrit të punëve të brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja, për ta vizituar Sofjen.Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..