Gjatë natës do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë.
Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në vendet e izoluara në zonat malore dhe lindore do të bien reshje të shkurtra shiu me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 30° dhe 35°, në Sofje rreth 31°.
Në zonat malore do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por vetëm në vende të izoluara në rajonin Rilla-Rodope dhe Stara Pllanina do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 22°, në 2000 metra - rreth 16°.
Përgjatë Detit të Zi para mesditës do të jetë me diell. Pas mesditës, rritje të përkohshme më të theksuara të vranësirave do të vërehen në bregdetin verior, ku do të ketë reshje të izoluara shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri në 29 gradë. Temperatura e ujit të detit: 25°-27°. Eksitimi i detit: 2 -3 ballë.Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..