7
Një numër rekord - 600 "luftëtarë" janë të dislokuar në bazën ajrore Uzunxhovo, dhe rasti nuk është një konflikt ushtarak, por festimi i Ditës së qytetit Haskovo. Atraksioni më i madh me rastin e 8 shtatorit është loja e organizuar ushtarake simuluese airsoft. Këtë vit, “loja e madhe” përfshin mysafirë nga Greqia, Rumania, Serbia, Kroacia, Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa organizatorë janë Komuna e qytetit Haskovo dhe Shoqata “Airsoft Sofia”.

Një atraksion i ngjashëm për meshkuj organizohet për të tretin vit radhazi me rastin e festës së qytetit Haskovo dhe ftesës i përgjigjen njerëz nga mbarë vendi, me profesione të ndryshme dhe të moshave të ndryshme. Sipas skenarit paraprak, veprimi zhvillohet në territorin e shtetit inekzistent të Ulpisë, ku ka tri grupe ndërluftuese: një kontingjent paqeruajtës, popullata vendase dhe një grup rebel. Konflikti kryesor është midis fraksionit rebel dhe forcave paqeruajtëse, por nga përleshja është e prekur edhe popullata lokale.

“Kjo është një situatë që historikisht është përsëritur në shumë vende të botës”, shpjegojnë organizatorët e lojës, duke mos kërkuar një analogji me asnjë nga konfliktet në tokë. Konflikti treditor i simuluar “ushtarak” do të përfundojë të dielën, dhe pritet ai të tërheqë vizitorë të rinj në qytetin Haskovo, si dhe të rrisë shkallën e frymës festive.
Përpiluese: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: haskovo.bg
Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj dite e mbajnë Bullgarinë në zemrat e tyre. Ndër ta është Cenka Genova, me origjinë nga Trojani, e cila..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e Kopshtarisë Bullgare në Hungari në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë ekipe nga e gjithë bota, të cilat arritën të zënë një vend të denjë midis më të mirave pas një..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025..
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin..