Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politikanët uruan bullgarët për ditën e bashkimit

Foto: Ani Petrova, BNR

“Më 6 shtator 1885, Bullgaria tregoi se nuk mund të ketë një kufi të përcaktuar artificialisht mes bullgarëve. Sot ne përpiqemi për heqjen e këtij të fundit, e cila na ndan artificialisht nga Bashkimi Evropian. Të bashkuar do t'ia dalim!”, shkroi kryeministri në detyrë Dimitër Glavçev në faqen e tij në Facebook.

Udhëheqësi i GERB, Bojko Borisov, kujtoi moton kombëtare "Bashkimi e bën forcën".

“Bashkimi i Principatës së Bullgarisë dhe Rumelisë Lindore ishte një akt që u bë i mundur sepse bullgarët besuan në vetvete pa pritur shpëtimtarin dhe kjo ndryshoi historinë tonë”, thuhet në qëndrimin e bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov.

“Le të ruajmë së bashku trashëgiminë tonë si qytetarë bullgarë dhe të mbrojmë identitetin kombëtar dhe vlerat evropiane. Të gjejmë kauzat që na bashkojnë, në emër të mirëqenies së popullit dhe fillimit të ri për Atdheun tonë”, kërkoi kryetari i grupit parlamentar të PDSH-së, Deljan Peevski.

“Sot, më shumë se kurrë, populli bullgar ka nevojë për unitet, bashkim dhe kohezion – vlera që koha kërkon t’i ruajmë për të jetuar në një Bullgari moderne dhe evropiane”, shkroi kryetari i DPS-së, Xhevdet Çakërov.

“Gëzuar festën, bullgarë! Ta bëjmë Bullgarinë të lirë, të pavarur dhe të bashkuar sërish!”, përshëndeti lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov.

“Dita e Bashkimit të Bullgarisë është data e ndritur që dëshmon madhështinë e idealit kombëtar bullgar. Sot, kur Bullgaria po përballet me sprova të rënda, ne jemi të detyruar ta ndjekim këtë shembull madhështor”, tha ushtruesi i detyrës së kryetarit të BSP-së Atanas Zafirov.

Lexoni më shumë:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Zaprjanov

Ministri në detyrë i mbrojtjes mori pjesë në një takim të B9 në Bukuresht

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të grupit B9, të kryesuar nga Rumania dhe Polonia. Forumi zhvillohet në Bukuresht. Ministri Zaprjanov foli të martën në mbrëmje me homologun e tij..

botuar më 24-09-18 10.56.PD
Presidentja maqedonase Gordana Siljanovska dhe presidenti bullgar Rumen Radev

Ministri i jashtëm maqedonas refuzoi një takim me homologun e tij bullgar në Sofje

Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të Maqedonisë së Veriut në Sofje dhe nuk ka karakter të vizitës shtetërore, zyrtare apo pune. “ Në..

botuar më 24-09-18 10.12.PD

Më shumë se 80 zanatçinj po prezantohen në një festival artizanati në Veliko Tërnovo

Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo ,  nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë , të cilën e festojmë më 22 shtator, njoftoi korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Më shumë..

botuar më 24-09-18 5.05.PD