Ndihma jonë përdoret në pjesën e përparme si pajisje luftarake dhe municione në territorin e Ukrainës. Kështu deklaroi ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ në lidhje me ndihmën ushtarake që Bullgaria i jep Ukrainës. “Gjithçka që i kemi dhënë Ukrainës deri më tani bazohet në vendimet efektive të Asamblesë Kombëtare. Ne sigurojmë furnizime vetëm nga pasuria e tepërt dhe stoqet e tepërta të forcave të armatosura bullgare”, shtoi Zaprjanov. Ai tha gjithashtu se ndihma nuk është në asnjë mënyrë ndërhyrje e Bullgarisë në këtë luftë. “Ne po ndihmojmë një viktimë të agresionit”, tha ministri.
Në një deklaratë nga foltorja e Kuvendit, kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov shpalli se është kundër ndihmës ushtarake për Ukrainën. Sipas tij, "Bullgaria bie në një situatë krize jo vetëm për shkak të kërcënimit të agresionit të jashtëm, por edhe për shkak të fatkeqësive natyrore, sepse gjithçka e nevojshme për këto situata i jepet Ukrainës".Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..