Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov anuloi shfaqjen ajrore në Bazën e Tretë Ajrore për shkak të një aksidenti me një avion L-39, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aksidenti ndodhi gjatë përgatitjeve për demonstratat me rastin e 20 vjetorit të anëtarësimit të Bullgarisë në NATO. Avioni stërvitor L-39 u rrëzua në Bazën Ajrore "Graf Ignatievo" teksa kryente një manovër komplekse në një lartësi jashtëzakonisht të ulët. Dy pilotët nuk kishin kohë reagimi për të bërë katapultë. Ata vdiqën. Një hetim është duke u zhvilluar. U morën masat për lokalizimin e zjarreve dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti Rumen Radev mori pjesë si bashkë-pilot në një fluturim demonstrues të një avioni luftarak F-16 në bazën ajrore me ftesë të Forcave Ajrore të SHBA-së.

Aeroplani stërvitor L-39 është në shërbim në Bullgari që nga viti 1994. Atëherë Bullgaria mori 36 avionë nga Çekosllovakia, dhe në vitin 2014 vetëm 6 prej tyre mbetën të fluturonin. Ata u riparuan në kompleksin industrial ushtarak bullgar, njoftoi BNT.
Në shenjë respekti të pilotëve të rënë, në formacionet e Forcave të Armatosura u shpall zie treditore.
Foto: BTA, Ministria e MbrojtjesNë një takim në Berlin me Annette Kroeber-Riehl, zëvendëspresidente e çështjeve qeveritare dhe politikave publike për Evropën në Google, Ministri i Qeverisjes Elektronike Valentin Mundrov tha se partneriteti midis Bullgarisë dhe gjigantit të..
Menaxheri special komercial i sapoemëruar i "Lukoil Neftohim Burgas", Rumen Specov, shkarkon Evgeni Manjahin nga detyra e kryetarit të Bordit Drejtues të "Lukoil Neftohim Burgas" dhe i heq autoritetin e tij për të përfaqësuar kompaninë, raportoi BTA...
Dënimet për korrupsion në nivelet e larta të pushtetit në Bullgari deri tani ishin të kufizuara. Nevojitet përparim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit në këto nivele. Këtë e deklaroi komisioneri evropian për drejtësinë, Majkëll Makgrat, pas..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, ndërsa në Bullgarinë Jugore mes 12 dhe 17°. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës..
Në një takim në Berlin me Annette Kroeber-Riehl, zëvendëspresidente e çështjeve qeveritare dhe politikave publike për Evropën në Google, Ministri i..
Menaxheri special komercial i sapoemëruar i "Lukoil Neftohim Burgas", Rumen Specov, shkarkon Evgeni Manjahin nga detyra e kryetarit të Bordit Drejtues të..