Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

14 shtatori – Lartësimi i Kryqit të Nderuar të Zotit

Foto: Ani Petrova

Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të kishës, kryqi u zbulua në Jerusalem në shekullin e IV nga nëna e perandorit Konstantin i Madh - Shën Elena. Një pjesë e tij u dërgua në Kostandinopojë dhe një tjetër u vendos në Kishën e Ngjalljes së Krishtit në Jerusalem te Varri i zotit. Më 14 shtator të vitit 335, ky tempull u shenjtërua solemnisht dhe kryqi u nxor për adhurim të mijëra besimtarëve. Që atëherë, kjo ditë festohet si Lartësimi i Kryqit të Shenjtë, i njohur edhe si Dita e Kryqit. Një fragment i Kryqit të Shenjtë ruhet në tre kisha të Sofjes.

Kryqi, i quajtur edhe "shenja e shenjave" është një simbol i lashtë që haset në kulturat e shumë popujve në mbarë botën. Zakonisht lidhet me diellin dhe zjarrin, ose merret si ekuivalent e pemës botërore.

Një rëndësi të veçantë për të krishterin ka kryerja e shenjës së kryqit. Sipas predikuesve të krishterimit, ky është simboli më i thjeshtë i besimit, pa fjalë dhe i pranueshëm për të gjithë. Sipas traditës, njeriu bën kryq në hyrje në kishë, përpara se të ulet në tavolinë dhe të pi verë, përpara se të niset në rrugë dhe të fillojë punë. Mendohet se shenja e kryqit dëbon çdo lloj demonësh dhe të këqija.

Në kalendarin e krishterë, kryqi nderohet 4 herë në vit. Festa më e madhe kushtuar kryqit është më 14 shtator. Ajo lidhet me fillimin e vjeshtës. Besohet se atëherë dita dhe nata kryqëzohen, bëhen të barabarta dhe dielli merr rrugën drejt dimrit.

Mund të lexoni më shumë:


Foto: Ani Petrova, Pixabay, Iva Antonova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Joan Rillski – mrekullibërësi nga shkretëtira e Rillës

Më 19 tetor nderojmë kujtimin e mbrojtësit qiellor të Bullgarisë – Shën Joan Rillski, Çudibërësi. Ai është themeluesi i Manastirit të Shenjtë të Rillës – qendra më e madhe dhe me ndikimin më të madh shpirtëror në Bullgari.  Mendohet se Joan Rillski..

botuar më 25-10-19 6.05.PD

Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë në prezantimin e një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas"

Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë sot, 2 tetor, në prezantimin zyrtar të një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas" të Organizatës Patriotike Maqedonase me rastin e 85-vjetorit të origjinalit. Prezantimi i botimit fototip të veprës së..

botuar më 25-10-02 4.45.PD

Ushtarët bullgarë nderuan heroizmin e paraardhësve të tyre në Kajmakçallan

Një ritual ushtarak në nderim të heronjve të rënë në betejat e Kajmakçallan-it u zhvillua në majën me të njëjtin emër, në kufirin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1916, në..

botuar më 25-10-01 1.12.MD