Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i uroi ambasadorit të sapoemëruar të Bullgarisë në Shkup, Zheljazko Radukov, punë të suksesshme dhe të frytshme në vend. “Vetë takimi përcjell mesazhe për thellimin e bashkëpunimit, gatishmërinë për bisedime të hapura dhe afrimin e njerëzve. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të realizohet lidhja infrastruktrore duke u fokusuar mbi Korridorin № 8, i cili është me interes strategjik. Të gjejmë një formë mirëkuptimi, dialogu për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore, sepse e kaluara nuk mund të ndryshohet, por e ardhmja mund dhe kjo do të arrihet me vullnet pozitiv dhe qëllime të mira. Anëtarësimi në BE do të jetë i mirë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për Bullgarinë dhe gjithë rajonin”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Gashi uroi edhe zgjedhje të suksesshme dhe paqësore parlamentare në Bullgari, të cilat të sillnin një qeveri stabile që do të punojë për marrëdhëniet bilaterale, njofton BGNES.
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi pranë Ministrisë së Drejtësisë, ku protestuesit biseduan me ministrin e drejtësisë Georgi Georgiev..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë në Bullgari, njoftoi BTA. "Ju jeni njerëzit që çdo ditë, me profesionalizëm dhe..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një sondazh përfaqësues kombëtar të Agjencisë “Trend” për Agjencinë Ekzekutive të Mbikëqyrjes Mjekësore..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi..